Tragjikomike/ Japin gjak ata që po ia pijnë gjakun këtij populli. VIDEO

0

Edi Rama sapo mbaroi fjalimin në mbledhjen e grupit parlamentar, ku gjeti rastin të bënte disa batuta me pirje dhe dhurim gjaku, Edi Rama shkoi në kryeministri. Nën praninë e kamerave është shtrirë dhe ka dhuruar gjak, i ndjekur edhe nga deputetët dhe ministrat. Pamjet u shpërndanë nga zyra e shtypit e kryeministrisë, që duke cituar Edi Ramën e pa të nevojshme të sqarojë se “i pari i qeverisë” e kishte me humor kur foli për pirje gjaku.

Ja se çfarë tha Rama para se të dhuronte gjak:

Ky kontribut jetik i shërben edhe imazhit të vetë deputetit: “Balancon atë idenë se ne vetëm “pijmë gjak” dhe krijon një ide që ne edhe mund të japim gjak. Ne do ta bëjmë në Kryeministri këtë gjë dhe duke parë duke parë sa gjak mungon, do t’i marrim sa duhet çdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS ndaj institucionit të dhurimit të gjakut”

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author