Tjetër raketë e Koresë së Veriut/ Do lëshohet brenda 48 orëve.

Bota

Alarmi është dhënë nga disa zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë, shkruan NBC News. Këta ushtarakë, të cilët mbeten anonimë, thanë për NBC se lëshimi i raketës nga shteti komunist mund të ndodhë brenda 48 orëve. Sipas tyre, satelitët kanë vërejtur lëvizje të raketave në Korenë e Veriut.

Javën e kaluar, Koreja e Jugut ngriti alarmin se Peniani po lëvizte një raketë drejt bregut të saj perëndimor. Analistët thanë se shteti komunist do të lëshonte një tjetër raketë balistike më 9 shtator, në datën e themelimit të Republikës së Koresë Veriore. Megjithatë, asnjë raketë nuk u lëshua. Por, tashmë inteligjenca ushtarake amerikane ka informacione se Kim Jong po përgatitet që të lëshojë një raketë brenda disa orëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?