Banorët e Shkozës kanë bllokuar rrugën ku kalon Edi Rama

Aktualitet

Banorët e Shkozës po protestojnë kundër Bashkisë së Tiranës  dhe bllokuan sot urën e Shkozës. Ata kërkojnë një marrëveshje me Bashkinë, që ka planifikuar të ndërtojë një rrugë të re përmes lagjes së tyre. Janë gjithsej 153 shtëpi që preken nga projekti i Bashkisë, por banorwt thonw se nuk janw kundwr projektit. Ato i druhen shpronësimit të padrejtë tw pronave tw tyre, pasi asnjë prej zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës nuk i sqaron për dëmshpërblimet që do të marrin nga prishja e shtëpive.

Rruga që kanë bllokuar banorët e Shkozës është ajo ku kalon çdo ditë Edi Rama për të shkuar në shtëpinë e tij në Surrel. Banorët thonë se nuk do ta zhbllokojnë rrugën deri kur të marrin një reagim nga Bashkia. Edhe nëse ndodh kështu, Edi Rama nuk do të qëndrojë jashtë sot, por do t’i duhet të kalojë nga Fresku, në rrugën e Linzës për të shkuar në shtëpinë e tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?