Aktualitet

Arrestohet për bashkëpunim me hajdutët një polic/ Ja emri

 

Engrit Hënaj u vu në pranga nga Shërbimi i Çështjeve të Brendashme dhe Ankesave pasi dekonspironte operacionet policore. Ai ishte me detyrë trup shërbimi në Repartin “Shqiponja” në Policisë së Tiranë.

Arrestimi u bë i mundur pas një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

Nga hetimi ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin F.L., i arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë”.

SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale. Vazhdojnë hetimet për implikimin e punonjësve të tjerë të Policisë të përfshirë.

Image

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?