Presidenti i Tiranës Refik Halili godet me grushte mjekun Preza

Presidenti i Tiranës, Refik Halili është përfshirë në një konflikt pronësie me mjekun Krenar Preza. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku Halili ka goditur me grushte mjekun.

Konflikti mes Halilit dhe mjekut ka ndodhur për motive pronësie, pasi mjeku i kishte dhënë truallin për ndërtimin e një pallati në bazë të një marrëveshje, e cila nuk ishte zbatuar nga Presidenti i Tiranës.

Referuar procesverbalit të përmbaruesit Baftjar Nela, bazuar dhe tek vendimi i gjykatës, Halili duhet t’i dorëzonte Prezës 3 apartamente, 1 dyqan, 3 garazhe, kamatat e vonesës dhe një shumë të konsiderueshme në euro.

Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes në Rrugën e Dibrës për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ndërsa për ngjarjen ka bërë denoncim në policinë e Tiranës edhe mjeku Krenar Preza.

No Comments on "Presidenti i Tiranës Refik Halili godet me grushte mjekun Preza"

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *