Kryemadhi bën “SHARE” postimin e Berishës: E vërteta e shëmtuar!

Aktualitet

Monika Kryemadhi pas fotos së postuar nga ish kryeministri Sali Berisha për Edi Ramën duket se mbështet plotësisht komentin që ka marrë ky i fundit.

E vërteta e shëmtuar”, shkruan Kryemadhi teksa ka shpërndarë edhe statusin e Berishës.

Ish-kryeministri i vendit Sali Beirsha ka komentuar përmes një statusi në Facebook, foton e shpërndarë dje në media, ku gjatë seancës maratonë të Kuvendit, kryeministri mbylli veshët për të mos dëgjuar kritikat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ndërsa gjesti i Ramës u krahasua me atë të ambasadorit Donald Lu, që një ditë para tij, zgjodhi të mos dëgjojë fjalën e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke vënë kufjet, Berisha thotë se ky veprim është provë e kompleksit që Rama ka me femrat.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?