Kreshnik Çollaku/ Bllof pluralizmit.
Në postimin e sotem ne rrjetet sociale Kreshnik Çollaku ka bere publike disa urdhera te ish ministrit te brendshem te diktatures Gramz Ruci, i cili para dy ditesh u zgjodh Kryetar i Parlamentit.
Ja se çfare shkruhet ne urdherat e Rucit dhe te bera publike sot nga z Çollaku:
“Gjate dites se djeshme ne qytetin e Tiranes,Shkoders dhe Kavajes jane grumbulluar turma njerezish ne menyre te paligjshme duke hedhur parrulla politike dhe duke fyer personalitete te kombit. Forcat e policise kane nderhyre me agjitacion ose nuk kane nderhyre fare.
Qendrime te tilla pas dites se 31 marsit jane shume te gabuara. Policia te nderhyje me ashpersine e ligjes dhe kurdohere forcen ta shoqeroje me ndalimin e fajtoreve qe kap. Per te vepruar me forcen e shkopit nuk ka nevoje askush te pyes pergjegjesin.
Goditini ashper qe ne fillimet e grumbullimeve. Per te paralizuar ata qe nga turma mund te goditin me arme forcat tona,zini lartesite dominuese me qites te pergatitur,forcat tona qe perleshen me turmat te mos shkojne te armatosura.”
Gramoz Rucaj
(Prill 1991)