Donald Lu heq kufjet kur flet Ruci

Aktualitet

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu sot shkoi dhe ishte i pranishëm në Parlament.

Por Lu duket se nuk e ka ndjekur të gjithë seancën parlamentare. Ai ka dëgjuar vetëm Ramën, ndërsa sapo ka marrë fjalën kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ai ka vendosur të bëjë një gjest të paprecedentë.

Donald Lu e ka pranuar faktin se ka hequr kufjet në kohën kur ishte duke folur kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ambasadori Lu është pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë gjë dhe duke qeshur e ka pranuar, por ka deklaruar se ‘nuk mund ti përgjigjem kësaj pyetje’.

Ambasadori i SHBA-së nuk ishte as në seancës e zgjedhjes së Ruçit si kryetar i Kuvendit.

Gramoz Ruçi që prej vitit 2005 nuk mund të shkelë në Amerikën pasi akuzohet nga autoritetet vendase si i lidhur me trafikun e drogës.

Për këtë arsye, Ambasada e SHBA në Tiranë që nga 2005 nuk i jep vizë Gramoz Ruçit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?