Vasili për Vlahutin-in/ Na mahniti kur foli për drogën në Shqipëri, dikush ta informojë

Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj deklaratës që ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin bëri këtë mbrëmje në një intervistë televizive, duke u shprehur e mahnitur nga suksesi në luftën kundër kanabisit në Shqipëri.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Vasili i kujton kryediplomates së BE, se përditë po kapen tonelata të tëra me kanabis me origjinë Shqipërinë.

“Ambasadorja Vllahutin na mahniti kur foli për drogën në Shqipëri dhe tha: “Megjithatë më duhet të them se ajo që kemi dëgjuar prej tyre është vërtetë e mahnitshme përsa i përket suksesit”. Dikush duhet ta informojë ambasadoren Vllahutin për tonelatat e drogës, që kapen përditë. Këtë informacion mund t’ia japin dhe duke parelë mediat vizive, të shkruara dhe elektronike nga Gjermania, Franca, Anglia, Italia apo raportet e CIA-s, Europolit etj etj. Të gjithë në Shqipëri janë të “mahnitur” nga dështimi i qeverisë dhe nga përmbytja me drogë dhe me krim, ndaj informojeni ambasadoren edhe për këtë meqënëse drejton delegacionin europian në Tiranë dhe jo në Afganistan. Dikush duhet ta informojë edhe që është shtuar lufta kundër drogës si kusht tjetër për integrimin europian”, – citon Vasili.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments