Nga Kreshnik Çollaku/ Bastardohet Ministria e Jashtme

Per here te pare qe nga themelimi i shtetit Shqiptar…bastardohet Ministria e Jashtme. Ministria e re do tu quaka ministri per Europen dhe Punet e Jashtme. Integrimi Europian eshte nje Prioritet Strategjik i Politikes sone te Jashtme..,por politika e jashtme e nje vendi normal eshte me e gjere se nje marredhenie strategjike.
Emertimi naiv dhe provokator zbeh rolin dhe profilin ne Politike te Jashtme te Shqiperise,duke e ngushtuar aktivitetin dhe sferen e saj. Nese sfera e politikes se jashtme ngushtohet ne nje prioritet..c ndodh me partnerin strategjik SHBA?
Ç’ ndodh me prioritetin kombetar te njohjes se shtetit te Kosoves, per te cilin duhen kontakte e marredhenie me cdo vend te globit? Cndodh me interesat ekonomike te vendit te cilat llogjikisht shtrihen pertej nje kontinenti apo organizate?
Ç’ndodh me diasporen e shtrire ne tere globin ?? Integrimi Evropian meriton angazhimin e gjithe shtetit,qytetareve..dhe mbajtja e nje Ministrie te Integrimit eshte jetike me zhvillimin e ketij prioriteti. Shkrirja e Ministrise se Integrimit nuk mund te fshihet pas sajesave bajate me emertimin e Ministrise se Jashtme,per tradite,per model e rendesi.
Integrimi eshte nje prioritet i politikes se jashtme por kjo e fundit eshte me e gjere se nje proces prioritar. Ky naivitet eshte unik jo vetem nga cdo vend tjeter i rajonit por edhe nga republikat me te prapambetura te globit. Nuk e di sa ore kohe ka e shprese po ashtu qe kryeministri te korrigjoje kete gafe…por jam i sigurte qe nese gafa funksionon,dite te zeza turpi e veshtiresishe e presin Politiken tone te Jashtme !!!

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments