Nga Erl Kodra/ Për çështjen Ismail Morina

0

Në përgjithësi, nxjerrja e një akti për të cilin kërkohet ekstradimi i një personi të ndaluar në një vend, duhet të përbëjë një krim të dënueshëm me një dënim minimal në të dy shtetet; në atë që bën kërkesën për ekstradim dhe në shtetin që i kërkuari gjendet aktualisht.

Por duhet nënvizuar se shumica e vendeve refuzojnë të ekstradojnë të dyshuarit për krime politike. Dhe rasti i Ismail Morinës duket qartë se është rast tipik politik. Ai nuk ka kryer asnjë krim penal, për më tepër personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar janë specifikisht të dyshuarit për vepra të rënda penale, si vrasje dhe krime të tjera kundër jetës.

Disa vende refuzojnë ekstradimin me arsyetimin se personi, nëse ekstradohet, mund të marrë dënimin me vdekje ose të përballet me tortura, trajtim çnjerëzor dhe degradues. Disa vende shkojnë më larg, sa refuzonjë ekstradimet për të gjitha dënimet që ata vetë nuk i aplikojnë.

Rreziku i përdorimit të torturës dhe trajtimit çnjerëzor ose degradues është një pengesë serioze që aplikojnë shumë vende. Ato nuk ekstradojnë asnjë individ nëse ekziston rreziku që një person i kërkuar do t’i nënshtrohet torturës, trajtimit çnjerëzor dhe degradues ose dënimit të padrejtë. Raste të tilla janë me mijëra në të gjithë botën, si dhe vendime të dhëna nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe nga Komiteti i OKB-se për Drejtat Civile dhe Politike në Gjenevë.

Thelbi i çeshtjes së Ismail Morinës ka të bëj me faktin nëse ka dyshime të arsyeshme se ai personalisht mund t’i nënshtrohet torturës ose trajtimit çnjerëzor dhe degradues, ose rrezikon humbjen e jetës nga përdorimi i dhunës, ose gjykimit dhe dënimit të padrejtë. Ky rrezik duhet të jetë i një shkalle të tillë, përtej stadit të dyshimeve.

Ne nuk e dimë se cili ka qenë ekipi i avokatëve mbrojtës të kësaj çeshtje para Gjykatës Kroate, megjithatë ky rast duket se ka patur mundësi dhe shanse të larta për t’u fituar nga Ismail Morina. Por shanset janë akoma të mëdha që ekstradimi të anullohet; për këtë do mjaftonte një kërkesë, e bërë nga avokatë të me kredenciale të larta profesionale në GJEDNJ në Strasburg ose në Komitetin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author