Kombëtarja e Shqipërisë barazoi 1-1 me Maqedoninë. Video

0

Kombëtarja e Shqipërisë barazoi 1-1 në udhëtim me Maqedoninë në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës, Rusi 2018. Përveç rezultatit të barabartë, Maqedonia tregoi një lojë më të mirë, por ishte e paqartë në rezultat. Shqipëria kaloi në avantazh ndaj Maqedonisë në minutën e 53-të me anë të Odise Roshit. Ai shënoi pas një pasimi të marrë nga Sadiku në kundërsulm. Por Maqedonia barazoi 1-1 në minutën e 78-të pas një penallti të dyshimtë të akorduar për vendasit. Një top ka rënë në dorën e Odise Roshit dhe arbitri ka akorduar penallti. Trajkovski ka realizuar dhe portieri Berisha nuk ka mundur të bëjë asgjë. Mbyllet në barazim dhe Shqipëria mbetet në vendin e 3-të në Grupin G.

Mediat italiane i gëzohen barazimit të Shqipërisë

Nëse Italia vuan për mundur 1-0 Izraelin në shtëpinë e saj, Spanja nuk lodhet së shënuari 8 gola në portën e Lihtenshtejnit. Por mediat italiane e kanë pasur njërin sy në atë që po ndodhtë në ndeshjen mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në Strumicë.

“Sigurisht një ndeshje më e luftuar ajo mes këtyre dy skuadrave. Djemtë e stërvitur nga Panucci provuan të godasin në transfertë me golin e Roshit në minutën e 53-të. Por palermitani Trajkovski (luan me Palermon në Itali) barazoi me një penallti në të 78-ën. Më pas Pandev dhe shokët e tij e provuan deri në fund, por Berisha ishte super në të paktën dy raste duke blinduar portën e shqiptarëve” – shkruan Gazzeta dello Sport.

“Nuk mjaftoi një gol për t’i dhuruar fitoren kombëtares së Panuçit. Memushaj lëshon një të majtë për Sadikun. Numri 10 kroson në zonë dhe në shtyllën e dytë gjen Roshin që me kokë e dërgon në rrjetë. Por në minutën e 78-të vjen befasia për Panuçin. Trajkovski barazoi nga penalltia duke e mbyllur kështu ndeshjen që i shkon për shtat edhe Italisë” – shkruan Corriere dello Sport.

Incidente gjate himnit dhe thirrjet raciste nga tifozet.

Kombëtarja shqiptare nuk pati mikpritje të mirë nga maqedonasit përpara ndeshjes që u luajt në Strumicë. Në një mur në këtë qytet është hasur dhe një parullë ku shkruhet:  “Smrt za Shqiptari” që në gjuhën shqipe do të thotë “Vdekje për shqiptarët”. Edhe në nisje të takimit tifozët vendës kanë fërshëllyer himnin shqiptar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author