Jep dorëheqjen pas presioneve nënkryetari i sapozgjedhur, akademiku Myzafer Korkuti

Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave dhe nevojës reale për reformimin e saj, vjen dhe dorëheqja e parë mga ky institucion.

Burime për ‘’panoramën” bëjnë me dije se nënkryetari i sapozgjedhur, akademiku Myzafer Korkuti ka dhënë sot dorëheqjen nga posti në të cilin u zgjodh vetëm së fundi me votën e anëtarëve.

Pas dorëheqjes së nënkryetarit, Akademia ka vendosur thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Asamblesë më datën 11 shtator, ku do të diskutohet për reformimin e institucionit.

Ndërkohë që kryetari i sapozgjedhur Gudar Beqiraj nuk ka bërë asnjë reagim dhe nuk dihet nëse do të ndjekë nënkryetarin me ndonjë dorëheqje të mundshme.

Kujtojmë se Korkuti u zgjodh nenkryetari i Akademise me 27 vota pro, 3 kunder dhe nje abstenim.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments