Edhe Franca drejt rivendosjes së vizave me Shqipërinë

Pas Holandës, edhe Franca mund të kërkojë rivendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë. Por ndryshe nga Amsterdami, që këtë hap e kërkon për të ndalur organizatat kriminale shqiptare që veprojnë kryesisht në trafikun e drogës, për Parisin shkak janë kërkesat e larta për azil që vijnë nga Shqipëria.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Brendshme Franceze tregojnë se Shqipëria mban vendin e parë të numrit të azilkërkuesve për vitin 2017.

Siç shihet në tabelën më poshtë, të publikuar në të përditshmen Le Figaro, nga janari deri në gusht,

7 256 shqiptarë kanë paraqitur kërkesë zyrtare për azil në Francë.

Kërkesat janë 178.9 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2016.

Në vend të dy renditet Afganistani me 3 566 kërkesa, më pak se gjysma e Shqipërisë.

Pasojnë Haiti, Sudani dhe Siria.

Situata është aq shqetësuese saqë Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, organizon çdo javë videokonferenca me prefektët e zonave që kanë probleme me kërkesat për azil që vijnë nga shqiptarët, veçanërisht ata nga pjesa e lindjes së Francës.

Deri tani Franca ka regjistruar 4911 kerkesa të reja zyrtare për azil, një numër që shkon në 7256 duke shtuar edhe minorenët që i shoqërojnë azilkërkuesit.

Numri është dukshëm më i lartë se ai i azilkërkuesve sirianë që vijnë nga një vend në luftë.

“Për kontrolluar situatën, Parisi është i detyruar të kërkojë për Shqipërinë të njëjtat klauzola mbrojtëse që kërkoi për Gjeorgjinë dhe Ukrainën: një rivendosje të vizave në rast të abuzimit me mikpritjen”, shkruan gazeta Le Figaro.

Sipas gazetës, të paktën 3 avionë kanë mbërritur nga Franca në Paris këtë verë, me shqiptarë që u është refuzuar kërkesa për azil.

 

Ashtu si në Hollandë, kriminaliteti shqiptar shqetësim edhe në Francë

“Prej vitit 2010, Shqipëria, kandidate për të hyrë në Bashkimin Europian përfiton nga një program i lehtësimit të vizave, që i lejon shtetasit e saj të qëndrojnë deri në 3 muaj në Francë. Kjo lehtësi i është krijuar në kuadër të fqinjësisë së mirë. Por shihni si është devijuar në përmasë të madhe”, shkruan Le Figaro, raporton lapsi.al.

Në shkrimin e gazetës franceze thuhet se “disa e kërkojnë azilin si pasojë e Kanunit, por ky ligj i hakmarrjes është mbivlerësuar, siç shprehet një funksionar i Ministrisë së Brendshme”.

“Një gjë është e sigurt- thotë ai- shiqptarët që arrijnë në masë mbështeten nga grupe mafioze të vërteta, të vendosura në Metz, Lion e Calvados. Trafiku i qenieve njerëzore, të minorenëve dhe prostitucioni e minojnë këtë komunitet vulnerabël. Shkurt, kriminaliteti shqiptar po vendoset në Francë dhe shteti duhet të reagojë”.

Veç kërkesave për azil edhe Franca po i shesh me shqetësim aktivitetin kriminal në rritje të grupeve shqiptare. Njësoj si Holanda, ku policia dhe prokuroria përgatitën një raport për t’i kërkuar qeverisë që të rivendosë regjimin e vizave me Shqipërinë, me qëllim që të bllokojë grupet kriminale që të lëvizin lirshëm.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments