Ibrahim Rugova tashmë në muret e katedrales ‘Nëna Terezë’

Ish presdienti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova është përjetësuar në muret e katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Ndërtimi i katedrales “Nëna Terezë” ka nisur në viti 2006 dhe shugurimi i saj do të bëhet më 5 shtator në përvjetorin e vdekjes dhe shenjtërimit të Nënës Terezë.

Në muret e katedrales janë portretizuar figura të kishës katolike por edhe të atyre që ndihmuan në ngritjen e saj.