Zbulohet letra që Gjyqtarja e vrarë i ka dërguar Ambasadorit Lu
Gjyqtarja e rrethit te Shkodres, Fildeze Hafizi që u vra sot nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi, i ka dërguar një vit më parë një letër për ndihmë, ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ku i kërkonte ndihmë.
Referuar letrës së Hafizit shkruan ndër të tjera se ndihet e braktisur nga shteti përballë kërcënimeve të ish-burrit ndaj i drejtohet Donald Lu me argumentin se “nuk kam më se kujt t’i drejtohem.
Ju siguroj që shqetësimin tim e kam ndarë me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, sigurisht duke u kujdesur gjithmonë që të mos influencoj në dhënien e drejtësisë, por mesa duket veshët janë të shurdhër.
Për të ndarë këtë shqetësim timin do ju isha mirënjohëse nëse do më kushtonit disa minuta nga koha juaj”, thuhet në letrën e siguruar nga “BW” që gjyqtarja Hafizi i ka dërguar ambasadorit Lu.
JA FAKSIMILE E PLOTË :