Nga Kreshnik Osmani/ Ta shkrepësh burrin, dy herë në kokë!

Aktualitet Shkrime

Gruaja eshte krijese e mistershme dhe pertej kufijve te imagjinates e komplikuar. Si e tille ajo eshte e ekspozuar ndaj dashurive ekstreme, per te cilat jane shembur Perandori e jane bere luftera te medha ku eshte derdhur gjak burrash shume. Por, njekohesisht, ajo nuk eshte me pak e ekspozuar ndaj urrejtjes ekstreme te burrit ne qofte se nis lufta ndermjet tyre. Nje grua mund te shkaterroje jeten e nje burri dhe mund ta helmoje ate duke futur ne loje arsenalin e saj te intriges, te kurtheve dhe te djallezise, por mundet edhe ta ndryshoje jeten e vdekur te nje burri duke e mbytur atë me dashuri. Vrasja e gruas gjyqtare sot tregon se te tilla krime nuk jane ekskluzivitet i kontigjenteve te pashkolluar dhe te pakulture te shoqerise. Gruaja ka armen e saj berthamore me te cilen te shkrin sa hap e mbyll syte.

Gruaja te therrmon me brishtesine dhe me pafuqine e saj. Gruaja te shpartallon me pamundesine per t’i bere diçka. Gruaja te mbyt, thjesht duke mos qene burre. Duke mos qene burre ajo te heq mundesine ta grisesh, ta shpartallosh, ti biesh ne grusht ne fytyre, t’ia perplasesh koken mbas murit, t’i kercesh ne fyt dhe t’ia nxjerresh ate nga vendi. Te pamundeson t’i vesh pistoleten apo tyten e kallashit ne koke. Nje grua duke qene e tille të ç’armatos nga mundesia qe ta tregosh me te burrerine. Gruaja, duke mos qene burre te mbyt, te shkurton jeten, te vdes, sepse nuk ke ç’i ben. Ajo eshte grua. Nuk e njoh rastin konkret sot, por dua te them dicka tjeter. Qe te kesh nje hall me nje grua nuk ke ç’i ben asaj gruaje perveçse me ligj dhe kur ligji nuk funksionon, serisht nuk ke ç’ti besh. E vetmja dobesi e gruas eshte qe askush nuk mund t’i beje gje nje gruaje, nese eshte burre. Nje burre qe eshte poshteruar prej nje gruaje mundet vetem ta harroje ate, duke mos i dhene asnje pike dashurie a interesi. Nje burre e vret nje grua sepse nuk ka ditur ta doje asnje dite. Nje burre e vret nje grua vetem duke mos e dashur ate pasi e ka dashur shume.

Gruaja e mesuar me dashurine e nje burri qe do fort dhe di si te doje, e ka te pamundur jeten pa te. Nje grua ze dashnor, flirton, shpreh emocion karshi nje burri tjeter vetem sepse nuk ka nje burre qe ta doje. Ndryshe nga burrat qe jane krijesa ne natyre dhe prirje poligame, femra nuk e nderron nje dashuri me asgje ne bote ne qofte se ajo eshte vertete e tille. Nje grua nuk ruhet, kurrre, pervecse me kamxhiket e dashurise dhe ne qofte se nuk e do apo nuk di ta duash ajo ta ka bere naften edhe nese rri my ty ne nje shtrat, edhe nese e lidh me shtate zinxhire. Gruaja arratiset me imagjinate atje ku do dhe ti kokrra i idiotit qe mendon se e ke ne kontroll je nje hajvan qe nuk ka kuptuar asgje. E vetmja menyre per ta skllaveruar nje femer eshte ta duash ate. E vetmja menyre per tu hakmarre ndaj nje femre eshte te mos e duash me pasi i ke treguar cfare do te thote dashuri. Nje grua qe nuk ka marre asnje dite dashuri prej burrit te saj duhet te beje kujdes, sepse burri qe nuk di te doje vret me plumb, me grusht e sopate. Burri qe e do gruan e tij, mund ta vrase ate dhe t’ia beje trupin shtateqind llokmash, duke mos e dashur me.

Perse martoheni me burra qe nuk dine te duan?! Ju grate e vendit tim jeni te forta. Perse merrni lloj lloj idioti?! Nuk duroni dot pa burre?! Jo nuk eshte e vertete. Grate durojne pa burre me shume se burrat pa grua. Kete e thote emocioni, historia boterore e femres dhe biologjia vete. Perse beheni nena per femijet e hajvaneve qe vrasin?! Perse beheni rezervuare te fares se lloj lloj shtaze?! Ngaqe nuk rrini dot pa burre?! Perse nuk i lini vrasesit pa gra, qe te shkojne te perplasen mureve si zoraxhinj dhe ti kryejne nevojat e tyre vete. Po i refuzuat ju te gjitha bashke, ata nuk do te gjejne me gra dhe do te vrasin veten ne vend qe t’ju vrasin ju. Nje burre pa nje grua eshte i vdekur ndersa nje grua pa burrin rron njemije vjet. Burrat rrojne per seks, grate rrojne per dashurine. Ky eshte ndryshimi i madh dhe i vogel.

Gra te poshtra ka shume. Ka shume gra qe meritojne t’ua kthesh jeten ne ferr, por nuk ka ferr me te madh per nje grua, te mos e duash me pasi e ke dashur shume. Kush mendon se gruaja ka frike te rrahurat, grushtat, shkelmat apo plumbin perjeton iluzion. Gruaja eshte krijesa me kokeforte ne bote dhe eshte e gatshme te flijohet vetem per ate qe e do me shume. Nje grua qe vritet prej duarve te nje burri ka bere vetevrasje te dyfishte. Nje here kur martohet me nje idiot dhe nje here kur ai ia shkrep pumbin ne koke. Eshte interesante. Sa here matem te kritikoj grate e poshtra te kesaj bote, terhiqem dhe del nje ngjarje e trishte. Zoti e beri gruan per t’u dashur. Ne vendin tim, ngaqe nuk kane asgje interesante per te bere me to, i vranë, i prenë i grinë.
Dy jane fuqite qe mund ta shpartallojne nje grua te poshter. Zemerata e Zotit, nese ia le Atij ne dore hakun tend ose nje burre qe ndalon se dashuri ate, pasi e ka dashur shume!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?