Aktualitet

Rama: Të konfiskohet çdo pasuri e pajustifikuar

Task Forca  kundër kultivimit të kanabisit në vend ka raportuar paraditen e kësaj të mërkure ka raportuar në Zyrën Operacionale të Situatës. Në këtë takim kanë marrë pjesë  zv/ministrja e Punëve të Brendshme, Drejtuese e Task Forcës Antikanabis, Rovena Voda; drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, kryeministri Rama, e të tjerë.  Shefi i qeverisë është shprehur mjaft entuziast në luftën që shteti i ka shpallur kultivimit të hashashit këtë vit. Rama nuk nguroi që të shpreh falënderime të veçanta  për të gjitha strukturat e përfshira në këtë aksion.

“Të gjitha strukturat e përfshira, drejtuesit e Policisë së Shtetit meritojnë një falënderim të veçantë.  Kjo është një luftë që vazhdon edhe sot. Në këtë fazë, kanabisi ka hyrë në një kapitull vendimtar. Është e vërtetë që kam pasur kënaqësinë që ta konstatojë me komunikimet e drejtpërdrejta me ndërkombëtarët që ky vit shënon numrin më të ultë të kultivimit të kanabisit që prej vitit ’91.

Ky aksion ka nxitur përfshirjen e vetë BE me një fond mbështetje me zgjatjen me një  muaj të fluturimeve në zonat malore, për të pasur një kontroll të plotë. Ky është një shembull shumë kuptimplotë se sa shumë mund të bëjë Policia e Shtetit dhe mes bashkëveprimit me agjencitë ligjzbatuese, në raport me problematika dhe çështje specifike që për një kohë të caktuar duken të pazgjidhshme.

Rezultatet që u publikuan sot janë një pasqyrë inkurajuese. Por kjo përqasje kërkon një shtrirje horizontale dhe vertikale shumë më agresive, për të luftuar kundër kultivimit dhe trafikimit dhe për të arritur jo thjeshtë disa shifra që mund të jenë domethënëse, por tek asetet kriminale. Duhet t’iu nënshtrohen një procesi verifikimi ligjor të gjithë ata që kanë para në llogaritë bankare të pajustifikuar”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar institucioneve përgjegjëse që të kalojnë në  skaner çdo pasuri të paluajtshme çdo llogari bankare që nuk justifikojnë prejardhjen. Nëse zotëruesit nuk arrijnë të faktojnë  burimin e pasurisë, do t’i konfiskohet.

“Çdo makinë luksoze që sfidon ligjin, duket të kalojë në skanerit e forcave policore. Çdo pasur e paluajtshëm që zotërohet në territore dhe që është e pajustifikuar, duhet të kalojë në skaner. Çdo biznes duhet të kalojë në skaner. Çdo llogari bankare e pajustifikueshme, të kalojë në skaner dhe zotëruesit duhet të justifikojnë pasurinë e tyre. Në të kundërt do t’iu konfiskohet”, përfundoi ai.

30 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?