Nga Ndre Molla/ Emërtimet e rrugëve

Aktualitet Shkrime

Nje rruge qendrore e Kombit Shqiptar ne hyrje te Kryeqytetit Tirane, mban emrin e nje personazhi mediatik i aksidentuar me makine Dritan Hoxha. Kush hyn ne Kryeqytet takon kete emer si fillim emertimi rrugesh. As nuk e kam njohur as nuk di asgje rreth tij, perveqse si ishpronar i njeres prej medjave me te rendesishme ne vend Top Channal. Sigurisht emertimi i rrugeve te qyteteve eshte kompetence e Keshillave te Bashkive dhe kriteret e vendosjes se emrave te rrugeve, ma do mendja, behet sipas 1-Rendesise se rruges dhe 2-Rendesise se emrit qe mbart.

Une nuk merrem me meritat e Dritan Hoxhes ne medja sepse ato lidhen thjeshte me ekonomine e tregut dhe frutat e lirise se pas 90-es. Sigurisht puna per medja te lire eshte interes kombetar, por jo e atij niveli te kontributit te atyre Burrave qe na shpetuan Kombin kur ishte ne rrezik. Problemi eshte se rruge me pak te rendesishme, me pak publike, madje dytesore e tretesore, apo dhe rrugica te vogla, mbajne emra te korifejve te historise se Kombit Shqiptar si Rruga “Pjeter Bogdani”, Rruga “Gjon Buzuku”, Rruga “Gjergj Fishta”, Rruga “Pashko Vasa”, Rruga “Ndre Mjeda”, Rruga “Hasan Prishtina”, Rruga…etj etj nderkohe qe akoma nuk ka nje Rruge ne Kryeqytet (me sa di une) p.sh Rruga “Abat Doci”, Rruga “Musine Kokalari”, Rruga ” Ernest Kolici” Rruga “At Zef Pllumbi”, Rruga “Azem Hajdari” etj etj., nderkohe qe kjo rruge Kryesore e Kombit Shqiptar, bash hyrja e Kryeqytetit, mban emrin e nje anonimi krahasuar me emra te tille si Bogdani,Buzuku, Fishta, Abat Doci, Prishtina, apo At Zef Pllumbi, etj etj. Por Ai nuk eshte i vetem i suksesshem ne medjan shqiptare.

Ma vone do na duhet edhe rruge kryesore per Aleksander Frangajn apo Ylli Ndroqi, sepse edhe keta jane po kaq te suksesshem ne medjan audio-vizive, e as njeri e as tjetri, nuk besoj se pretendojne te lene pas emrat e Baballarve te Kombit. Ndryshimi eshte se keta nuk jane aksidentuar. Ne fakt kjo semundje eshte pothuajse ne te gjitha bashkite e vendit apo edhe neper institucione te rendesishme. Mendoj se duhet te kete nje rregull ne kete fushe ne menyre qe te ruhet HIERARKIA E VLERAVE KOMBETARE qofte edhe ne kete aspekt sepse keshtu respektojme kontributet dhe kontribuesit e vertete te komunitetit apo me gjere Kombit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?