Diga më madhe e qytetit pranë kolapsit

Një digë e madhe jashtë Hjustonit ka filluar të mbingarkohet ndërkohë që uragani “ Harvey “ ka përmbytur mbarë  qytetin, duke i kthyer rrugët në lumenj.

Inxhinierët janë përpjekur të parandalojnë që komunitetet aty pranë të përmbyten, por duket se situata po vështirësohet.

Zyrtari i kontrollit të përmbytjeve Jeff Lindner thotë se nivelet e ujit janë tani mbi lartësinë e buzës së rezervuarit.

Uragani ka sjellë përmbytje të mëdha në Teksas dhe po fillon të prekë edheLuizianën.

Reshjet e paparashikuara kanë detyruar mijëra njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre. Të paktën nëntë persona raportohen të kenë vdekur në zonën e Hjustonit.

Vërshimet “katastrofike” në Teksas pritet të përkeqësohen në ditët e ardhshme, pasi lumenjtë dolën nga shtrati pas një stuhie të përmasave historike. Por parashikuesit thonë se reshjet totale mund të dyfishohen më gjatë kësaj javë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka premtuar masa të shpejta për të ndihmuar qytetarët e prekur. Ai do të vizitojë Teksasin të martën.

“Rimëkëmbja do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë dhe qeveria federale është e gatshme dhe e aftë për të mbështetur këtë përpjekje,” tha ai.

Trump ka miratuar gjithashtu një deklaratë emergjente për Luizianën fqinje, shkruan syri.net. Zyrtarët po rekomandojnë që njerëzit të shmangin daljen jashtë në rrugë, të cilat duket se kanë kthyer në lumenj.

Qyteti amerikan i Hjustonit ndodhet ende nën kthetrat e stuhisë më të madhe në historinë e shtetit të Teksasit.

Parashikimet kanë nxitur evakuime masive në qarqet e afërta, pasi lumenjtë dolën për herë të parë ndër vite, nga shtrati duke përmbytur zonat përreth.

“Harvey” goditi në bregun e Teksasit të premten vonë dhe është konsideruar si stuhia më e fuqishme në 50 vjet.

Zona pritet të përjetojë reshjet e një viti brenda një jave. Deri tani fitet për 5 viktima ndërkohë që helikopterë të shumtë kanë larguar njerëz nga çatitë e shtëpive.

Spitalet janë evakuuar dhe mijëra njerëz ndodhen pa energji elektrike. Shumë shkolla janë të mbyllura ashtu siç janë mbyllur dy aeroportet kryesore, pasi pistat janë përmbytur plotësisht./SYRI.net/ 

Image

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments