Nga Bledi Kasmi/ Gramoz Ruci në krye të Kuvendit? Asgjë për tu habitur

Eshte vetem nje riciklim i krimeve te diktatures si kapje e shtetit dhe fundi i nje aksidenti ne demokraci qe nisi kater vite me pare.

Shperblimi per ministrin e fundit te Sigurimit eshte nje vleresim per fijet qe ka luajtur dhe luan pergjate ketyre viteve me dosjet nga te gjitha anet politike.

Mos harroni se 70 per qind e dosjeve te sigurimit jane “zhdukur” pikerisht kur ai ka qene minister dhe diku ata jane ruajtur per te shantazhuar.

Riformatimi i kastes se vjeter te diktatures i imponon PD nje mision te ri dhe kerkon rikthimin e saj tek rrenjet e kesaj partie krahas hapjes se metejshme dhe shtrirjes tek qytetaret duke u konturuar si nje levizje popullore.

Sot Rama mendon se te gjitha shigjetat do drejtohen tek Gramozi duke humbur shenjestren e vertete te popullit opozitar qe eshte Rama dhe vetem Rama.

Ai mendon se mund te dekurajoje shqiptaret me te tilla emerime nga beteja e nisur 27 vite me pare duke bere qe te ndjehen te lenduar apo te sfiduar.

E kunderta eshte e vertete. Do te motivohen me shume per te evokuar historine e qendreses antikomuniste qe eshte thuajse shekullore ne kete vend.

Ajo qe po ndodh ne Shqiperi nuk eshte e ndryshme nga ajo qe ka ndodhur vitet e fundit ne disa vende te tjera, perfshi faktorizimin nuklear te Korese se Veriut apo zhdukjen e demokracise ne Venezuele.

Te gjitha keto jane simptoma te renda per demokracine pas te cilave qendrojne interesa okulte dhe financiare te lobeve te fuqishme politike nderkombetare tipike marksiste.

Shpetimi? Vjen vetem nga konservatoret dhe republikanet e Presidentit Trump. Koha do ta provoje, por mesazhet e para jane dhene. ” Ne nuk do te qendrojme duarkryq per shtypjen e demokracise ne Venezule” u shpreh Pence dy jave me pare. Jane sinjale keto qe i mungonin botes per dekada.

Bota po shkon drejt dryshimeve radikale dhe Shqiperia sado e kapur nga lobet dhe interesat okulte te globalisteve marksiste nuk do mundet ti shpetoje ketyre ndryshimeve per shume kohe.

Fotografia e Bledi Kasmi

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments