Ja sa përfitoi Skënderbeu pas kualifikimit
Skuadra e Skenderbeut e drejtuar nga Ilir Daja arriti të përsëritë suksesin e vitit 2015, pasi barazoi pa gola ndaj Dinamos së Zagrebit por u kualifikua falë golit në fushën kundërshtare pasi ndeshja në Kroaci përfundoi me rezultatin 1-1.
Pas këtij kualifikimi skuadra korçare ka përmirësuar ndjeshëm financat pasi në total ka arkëtuar plot 3.3 milionë euro.
Vetëm për kualifikimin e djeshëm UEFA ka shpërblyer Skënderbeun m 2.6 milionë Euro, pa llogaritur shumat nga të drejtat televizive.
Kësaj shume iu shtua edhe 675 mijë euro për kalimin e tre turneve që në total llogaritet në 3.3 milionë Euro, një shumë e konsiderueshme për një klub shqiptar.
Rekord është vendosur edhe nga të ardhurat e biletave të shitura ku mbrëmjen e djeshme në “Elbasan Arena” ishin të pranishëm 11.500 tifozë.
Kurse nga shitja e biletave janë arkëtuar plot 80 milionë lekë të vjetra një shumë e padëgjuar më parë për një klub shqiptar.