Beniamin Bakalli/ Bota komuniste një ‘pseudokomunitet paranojak’

0

Domethënë një sistem imagjinar brenda të cilit qëndron e vërteta dhe drejtësia,ndërsa jashtë tij mbizotëron një aparat përndjekës dhe i keq. Kjo gjendje psikike pashmangshmërisht shkakton një ndjenjë të vetme: urrejtjen. Me fjalë të tjera, nëse çdo gjë interpretohet kundër tij, çdo gjë është armike, pra e urryer dhe për t’u shkatërruar.

Brenda kësaj logjike perverse dhe regresive, kundërshtimet nuk mund të tolerohen dhe i vetmi veprim i mundshëm është të bësh të heshtë cilindo që mund të paraqitet si rrezik për identitetin e tij të sëmurë. Përmbysja e realitetit, mohimi i tij dhe mburrja për një të vërtetë absolute e cila duhet të vendoset me çdo mjet, kjo është dinamika paranojake dhe komuniste.

Trocki thoshte Se përballë një projekti të parealizueshëm, Lenini i është përgjigjur: “Nëse plani im bie ndesh me realitetin, aq më keq për realitetin”. Lenini dështoi, komunizmi u mbyll në mjerim, e vetmja gjë e sigurt tani, përtej pamundësisë së dialogut – është se këto relikte të mbetura do të vdesin të çmendur –

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author