Kreshnik Çollaku/ Kur rreh kalin,pse nuk ecën gomari !!!

Aktualitet

Fjala e kryeministrit para ambasadoreve..(perjashto fyerjeve)…nje Copy Paste e analizes dhe kritikes se Programit te PD per Politiken e Jashtme.
Fatkeqesisht,jo per faj te kryeminsitrit me zjedhjet e fundit,ky program nuk u degjua sa duhet..dhe sot Rama ka luksin te beje sikur shpik nje kritike qe prej 4 vitesh e ka bere PD,dhe e ka materializuar ne nje dokument te plote ku jepen dhe zgjidhjet.

Pavaresisht kesaj,nuk kam asnje kompleks te pershendes cdo germe te kesaj kritike edhe pse sot e ben kundershtari politik,kryeministri i vendit.
Por cfare nuk thote dhe fsheh kryeministri eshte ajo cka eshte me e renda…jo “leshtesia” e ambasadoreve ka demtuar me se shumti qasjen diplomaike te Shqiperise ,por vullneti politik ne drejtimin e Ministrise se Jashtme permes ministrit ka qene formula qe ka prodhuar ambasadoret e “leshte” perkunder personaliteteve me dinjitet e cilesi.

Kritika realiste e kryeministrit sot ndaj ambasadoreve,ngjan si dajaku ndaj kalit pse nuk ecen gomari qe i ka zene vendin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?