AktualitetTe tjera

Sokol Balla/ Në qeverinë e re të Ramës vetëm grupi i `Rilindjes`, ata të PS të ngrohen në diell

Gazetari Sokol Balla ka bërë një analizë për ndryshimet e pritshme në qeverinë “Rama II” dhe fytyrën që do të ketë ajo, tani që kryeministri i ka të gjitha në dorë të vet.

Sipas tij ky mandate nuk është i të majtës apo Partisë Socialiste, por vetëm i Edi Ramës dhe i grupit të tij të “Rilindjes”. Duke ditur konfidencialitetin e Ballës me Ramën, ky lajm mund të konsiderohet si shumë trishtues për ata socialist që bën gjithëçka që kryetari i PS-së të merrte i vetëm timonin. Por me sa duket, ajo që pritet që Rama të bëjë me votën e të majtëve shqiptarë apo të atyre që janë të zhgënjyer nga e djathta është vetëm shpërblimi i sektit të tij, që e mbarti me vete në Partinë Socialiste që nga koha kur drejtonte bashkinë e Tiranës.

Nëse është i vërtet ky plan i Ramës, që dekonspiron beniamini i tij Sokol Ballad dhe në qeverinë e re të Ramës nuk do të ketë asnjë socialist tradicional, atëherë edhe në gjithë piramidën e pushtetit, preferencë e emërimeve do të jenë vetëm për “rilindasit”.

Duket se Edi Rama i është rikthyer sërish platformës ideologjike mbi të cilën kërkoi të transformonte, PS-në në “Rilindje”, kur ishte në opozitë me sloganin, “përtej të majtës dhe të djathtës”. Kjo do të thotë që ky katërvjeçar shënjon edhe kapjen përfundimtare të një partie të madhe tradicionale si PS-ja, nga “shokët e grave dhe gratë e shokëve” të Ramës, siç edhe e kanë etiketuar figura të njohura publike “Rilindjen” e tij.

Ja çfarë thotë gazetari i afërt me kryeministrin për fatin e socialistëve, që kujtojnë se me fitoren e 25 Qershorit kanë ardhur edhe ata në pushtet:

“Sepse ky mandat i dytë qeverisës i të majtës nuk është i PS. Ky është mandati i Ramës, ose më saktë i Rilindjes. Kritikët ironikë e sarkastikë, të dukshëm e të padukshëm, brenda apo jashtë PS, brenda apo jashtë koalicionit, brenda apo jashtë vendit, bashkoheshin në talljet dhe kritikat e tyre në një toponim politik: Rilindja.

Javës tjetër, me zyrtarizimin e qeverisë së re, zyrtarizohet dhe hakmarrja e Edi Ramës dhe e Rilindjes. Ndaj prisni zhanrin e Manastirliut, Xhaçkës, të emrave më sipër, (por jo vetëm këta) të futen në kabinetin e parë të Edi Ramës si kryeministër i Rilindjes.

Sepse ky do të jetë kriteri politik i fshehtë, por vendimtar i pjesëmarrjes në kabinetin e ri qeveritar të autorit të “Rilindjes”. As performanca elektorale, as ajo politike.

Ndërsa të tjerët… si tek “Lulëkuqet mbi mure”: Ngrohuni në diell!”

Syri.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?