Nga Ndre Molla/ Sot është Dita Ndërkombetare e Viktimave të Komunizmit.

Aktualitet

Ne fakt, kjo dite eshte si dite kujtese per te gjithe shoqerine shqiptare.

Kuptimi i fjales “viktime” ne shqip (terminologjia juridike e deri 1 Gusht 2017) eshte humbja e jetes se nje personi nga nje ngjarje kriminale. Ndersa, ne terminologjite jurdike te gjuheve te tjera europiane kuptimi i kesaj fjale eshte shume me i gjere dhe perfshine edhe personat qe ne terminologjine juridike shqiptare, deri kohet e fundit, eshte cilesuar si “i demtuari nga vepra penale”, apo “i demtuari akuzues”. Ne fakt, terminologjia juridike europiane na shkon me pershtat. Duhej perdor ma heret, nisur nga historia e persekucionit komunist qe la pas ne kete vend. Perveq viktimave qe ju eshte marre jeta ( te zhdukurit, te pushkatuarit me gjyq e pa gjyq,), jane edhe viktima “te demtuara nga vepra penale” e luftes se klasave, qe jane familjet, njerzit e afert, fiset, madje edhe fshatra apo krahina te tera, perfshire gjithe shoqerine shqiptare, perveq makinerise kriminale njerzore e materiale te perdorur. Kjo e fundit, nuk ka zyre shteti qe nuk eshte prezent.

Viktima me e madhe e komunizmit, ne Shqiperine tone te dashur eshte vete shoqeria shqiptare .Edhe sot e kesaj dite shoqeria jone nuk eshte sheruar prej vepres kriminale “te luftes se klasave” qe kreu komunizmi. Jemi te mbushur plot me mashtrues, te pa bese, hileqare, spiune, ziliqare, kriminele, hajna, imorale, persekutore. E keto i kemi kudo ne jeten tone. Na punesojne, na burgosin, na varferojne, na largojne nga ky vend, na bejne ta urrejme vatanin tone, na perqeshin, na tallin, na vjedhin shpi per shpi e xhep ne xhep, na bejne mashtrues, te pabese, qe shesim voten , besimin, moralin, qe shajme prift e hoxhe e cdo gje te mire qe kemi, na udheheqin…Te gjithe prodhim “made in komunizmi”. E ne viktimat, rrime urte, nuk flasim, nuk protestojme, perkundrazi , ju shkojme pas si qener te rrahur. Kjo eshte shoqeria jone. Ky jam une, ti ai, ajo, ne, ju ata, ato, qe kemi mbyllur gojen si Viktima te Vdekura qe Frymojme. Ne nuk behemi dot sepse ne nuk reagojme ndaj se keqes, ne na shijon te qenit viktime, sepse vetem keshtu udheheqesi na duket zot edhe kur ai eshte KOT.

Ndaj sot eshte Dita Nderkombetare e viktimes me te madhe te komunizmit ne Europen lindore, Dita e shoqerise shqiptare. Oh sa kohe duhet te sherohet Sterviktima e Komunizmit Shoqeria Shqiptare!

Hapja ZOT syte Shoqerise shqiptare viktime e komunizmit!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?