Nga Armand Maho/ A e duan PD ata që kritikojnë Bashën?!

Sot po pija kafe me nja dy nga ata te djathtet 24 karatesh te zones se Saukut, ku kisha derguar makinen ne servis. Persona te cilet nuk e kane dashur rregjimin qe ne kohen kur vepronte neni 55 i agjitacionit e propagandes! Qe ne kohen kur ata qe etiketojne cdo ze kritik sot per rezultatin e zgjedhjeve si njerez qe po cojne uje ne hulline e Rames, ose njerez qe PD e duan vetem per ofiqe, nuk kishin lindur akoma. Njerez qe kane mbajtur ne duart e tyre foshnjen e sapoardhur ne jete ne ate dhjetor te 90-es dhe qe nuk e braktisen kurre, por e mbrojten dhe e perkrahen me aq sa dinin dhe me aq fuqi sa kishin. Ata nuk kishin facebook, nuk lexonin portale por ishin te mllefosur per ate ” hata” qe ndodhi me 25 qershor, sic do me shprehej njeri prej tyre.

Te dy personat qe ishin ne vigjilje te 70-ve mu duken te pezmatuar dhe te zhgenjyer, njesoj si shume te tjere te cilet se honepsin fot faktin se do e shtyjne dhe kater vjet nen thundren e Rames!
– Aha ky qe ka ardhe ska kellqe me sjelle prap PD ne pushtet! Do me thoshte Lushi, nje prej bashkebiseduesve te mij, teksa rrufiste kafene. U rreka ti mbushja mendjen se ne zgjedhjet e 25 qershorit ishte nxjere uje i zi! Qe votat ishin blere, dhe Rama kish perdorur te gjithe makinerine shteterore per te blere vota…
– Keto i kemi degjuar ne TV na thuaj cfare ishte kjo hata se njerzit or cun po te deshen dhe po ua mbushe mendjen spyesin jo per Ramen dhe paret e tij po per pejgamberin vete- ma preu fjalen bashkebiseduesi!

Ne te vertete kjo eshte pjesa e cila e nuhat me se shumti ate cfare do ndodhe! Jane njerez te thjeshte ne pune te tyre qe as kane pretenduar e as pretendojne ofiqe zyrtare apo deputetlleqe. Jane njerez te cilet PD e kane pare si parti te tyre, si forca e cila do i jepte te drejte pronareve dhe te persekutuarve. Si forces qe mund ti falin dhe shperfilljen, apo dhe lenien jashte vemendjes por kurrsesi smund ti falin nje humbje te tille.

Edi Rama do formoje qeverine shume shpejt! Brenda dates nente shtator! Bashkebiseduesit e mij do shohin si do marrin detyrat ministrore bijte e atyre qe i persekutuan per 50 vjet. Do marrin qeverine serish ata qe burgosen bashkefshatatret e tyre per drita, apo per nje mur avllie qe ishte gati ne te rrezuar. Demokratet dhe te gjithe ata qe kane vuajtur ne kater vitet e shkuara do shohin ata qe abuzuan me shendetesine, ata qe po rrezikojne te na kthejne dhe nje here vizat, qe ngrekosen dhe pereserisin pafundesisht se ” po bejne shtet”. Kush mund tja shpjegoje demokrateve te thjeshte kete. Me intuiten e tyre bashkebiseduesit e mij kuptonin se smund tja adresonin kujt tjeter fajin pervec se atij qe i premtoi fitoren!

– Do kellqe kjo pune or mik, nje pune ose e ben ose se ben dot- riperseriti dhe iku duke lene dhe kafen pa e pire plotesisht!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author