Tërmet në ishullin Iskia të Italisë, deri tani dy të vdekur dhe 30 të plagosur
Insitutit Italian i Sizmiologjisë ka informuar se tërmeti ishte i shkallës 4.0 ballë në një thellësi 5 km nën tokë. Tërmeti është shoqëruar nga 14 lëkundje të tjera më të lehta. Dëme më të shumta ka pasuar komuna e Casamicciola së Iskias ku janë verifikuar shembje të ndërtesave të ndryshme. Disa persona gjatë natës janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat e ende 2 fëmijë vazhdojnë të jenë nën to por u përgjigjen thirrjeve të skuadrave të shpëtimit që po punojnë për shpëtimin e tyre.
Ishulli i Iskias shtrihet në rajonin e Kampanjës, pjesë e arqipelagut Flegree të Napolit. Me një sipërfaqe mbi 46 km2 ky ishull është i përbërë nga 6 komuna e qyteza disa prej të cilave shtrihen në zonat në brendësi të ishullit.
Pas ishullit të Sicilisë e Sardenjës, Iskia është ishulli i tretë më i populluar i Italisë me rreth 64 mijë banorë.
Dy viktima, një person i humbur, 2 fëmijë ende nën gërmadha e rreth 30 të plagosur është deri më tani bilanci i tërmetit që goditi mbrëmë në orën 20.57 ishulin e Iskias.