Zjarret e kësaj vere të nxehtë pëfshijnë dhe Surrelin e Ramës

Aktualitet

Zjarret e kësaj vere të nxehtë nuk kursyen as fshatin ku jeton kryeministri jonë, Edi Rama. 18 hektarë me shkurre dhe ferra janë djegur nga flakët që do të përparonin më tej, nëse qeveria nuk do të merrte menjëherë masa duke dërguar një helikopter për t’i shuar.

Në një njoftim të Emergjencave Civile thuhet se “në fshatin Surrel, të bashkisë Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Zjarrfikësit nuk kanë mundur të ndërhyjnë me mjete për shkak të terrenit, prandaj është dërguar helikopteri i cili ka shuar vatrat e ndezura. Nga zjarri është djegur rreth 18 ha shkurre dhe ferra”

Ende nuk dihet çfarë është bërë shkak për rënien e zjarrit, por fatmirësisht, Edi Rama nuk ndodhet këto ditë në Surrel, sepse është duke pushuar në Dhërmi. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?