Aktualitet

Zbulohet gruaja që akuzoi për kanosje dhe kërcënime ish deputetin e Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Zbulohet gruaja që akuzoi për kanosje dhe kërcënime ish- bashkëshortin dhe ish- deputetin e Partisë Socialiste, Hamit Kosta. Gruaja në foto quhet Elda Tabaku, 38 vjeçe nga Elbasani dhe ka denoncuar ish- deputetin socialist me të cilin kanë bashkëjetuar për 10 vite, ndërsa kanë edhe një vajzë.

Ish-deputeti socialist, Hamit Kosta është lënë në burg, pasi akuzohet për ‘kanosje’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’. Ai u arrestua dy ditë pasi në Lagjen “5 Maji” me automjetin e tij tip “Hamer” me targa PE2505A dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri ish-bashkëjetuesen, 38-vjeçaren, banuese në Elbasan.

Gjatë kontrollit të mjetit të 62-vjeçarit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krëhërin e saj. Gjatë marrjes në pyetje, ish-ligjvënësi i Elbasanit nuk e ka pranuar pretendimin e ish-gruas.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?