Nga Roland Bejko/ Klani dhe fraksioni/ Tribalja dhe modernia

Aktualitet

1.Kur qëndrimi KUNDËR largohet nga parimi apo ideologjia jote dhe bëhet qëllim në vetvete mbi baza inati dhe urrjejtje personale, ai nuk është më opozitarizëm, por patologji !

Prandaj nuk ngjit, sado fort të gërthasësh.

2 Parimisht, kur një standart, një normë a një rregull nuk e ke themeluar a nuk e ke zbatuar vet kur e ke pas në dorë mundësinë, madje edhe i ke luftuar ata që e kanë dëshiruar një të tillë normë demokratike, atëherë të ka rënë e drejta morale ta pretendosh nga të tjerët.

Ndaj bëhesh i pabesueshëm dhe ju bën pis kauzën edhe atyre që vërtet ju ka hije një pretendimi i tillë.

3. Personalisht, jam pro korrenteve parimore dhe ideologjike brenda një partie. Sekush është në të drejtën e tij ta pretendojë FRONIN.

Por, fraksionet në partitë perëndimore janë qëndrime ideologjike të qarta brenda një partie. Idhtarët e saj punojnë fort që kauza e tyre sociale, a liberale, a konservatore etj, të fitojë për tu bërë shumicë në parti sipas rregullave që partia ka parashkruar. Ato janë fraksione që udhëhiqen me urtësi nga personalitete me integritet të lartë brenda partive të tyre.

Ato nuk janë klane të rëndomta destruktiviste njerëzish të inatosur me Kryetarin a Presidentin e partisë që si të vetmen strategji kanë hilet, kurthet, hakmarrjen dhe si të vetmin qëllim shkatërimin përfundimtar të tij pavarësisht çmimit që mund të paguajë “kauza e përbashkët” ( fitorja e zgjedhjeve), dhe vet partia.

Kjo nuk quhet demokraci e brendshme.
Ky quhet tribalizëm politik!

Është i dënuar të dështojë herët a vonë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?