Dy vlonjatët kapen në Itali, me 600 kg marijuanë

Aktualitet Te tjera

Guardia di Finanza e Barit, ka vene ne pranga dy shqiptare me inicialet R.L. 30 vjec dhe D. H. 23 vjec, të dy nga Vlora, dhe akuzohen për posedim dhe trafikim ndërkombëtar droge.

Ata u kapen ne det në drejtim të bregut te Lecce, teksa ishin mbi nje gomone 7 metra të gjatë dhe me një motor të fuqishëm, ku kishin ngarkuar 633,85 kilogramë marijuanë.

Ata u përpoqën të shpëtonin dhe hodhën edhe ngarkesën në det, por më kot.

Sipas mediave italiane, të dy vlonjatët do të dalin para autoriteteve gjyqësore vendase.

Marijuana ishte paketuar në 22 pako të madhësive të ndryshme dhe nëse do të shitej në tregun e zi, do të siguronte më shumë se 6 milionë euro fitime për trafikantët.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?