Kryemadhi/ Po shkojmë drejt diktaturës, për fatet e secilit prej nesh po vendos një individ

Aktualitet Te tjera

Drejtuesit e LRI-së kanë përpiluar një program tejet të detajuar dhe të mbushur me aktivitete të ndryshme si seminare, trajnime, debate ku do të marrin pjesë emrat më të spikatur në nivele drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe politikanë të ndryshëm të nivelit të lartë në vend.

kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, u shpreh se rinia shqiptare meriton më shumë dhe se me ambiciet dhe atdhedashurinë e tyre do të ndërtojnë Shqipërinë e ëndrrave të tyre.

Në këtë ceremoni mbajti një fjalë përshëndetëse edhe Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila theksoi se rinia shqiptare ka një mision, që të bashkohet për të mbrojtur të ardhmen e vendit.

Fjala e plotë e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi

Ky është viti i nëntë që ne organizojmë këtë kamp. Ndihem tepër e kënaqur që jam pjesë e këtij kampi të sivjetmë. Dua të falënderoj grupin organizator të këtij kampi. Floida e tha pak më parë që, “unë para katër viteve kam dalë për herë të parë në këtë skenë dhe faktikisht kisha shumë emocione”, dhe sot Floida, pas katër viteve, është deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Kejdi Mehmetaj po të njëjtën gjë e ka bërë para tetë viteve dhe sot ajo ka mandatin e dytë në Kuvendin e Shqipërisë. Endrit Braimllari, në kampin e parë të Jalës ka qenë kryetari i Partisë së Gjelbër dhe sot Endrit Braimllari është deputet dhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim. E kështu më radhë, sepse këtu sot ka edhe shumë djem dhe vajza të tjerë, të cilët sot janë njerëz të zakonshëm, por që kanë qenë themelues të LSI-së dhe LRI-së, kanë qenë baza kryesore e asaj që ne kemi këtu sot. Kemi një LSI me 19 deputetë, kemi një LSI me 225073 vota. Kemi një rini të jashtëzakonshme siç është Lëvizja Rinore për Integrim, e cila ka një mision shumë të rëndësishëm. Dua të më dëgjoni me vëmendje sepse në ditët në vazhdim ne do të jemi në kontakte, në takime dhe në bashkëbisedime me njëri – tjetrin.

Ky brez i të rinjve, ju që jeni këtu sot por edhe shumë të tjerë, të cilët nuk kanë ardhur, kanë një mision shumë të rëndësishëm. Sot Shqipëria gjendet në një udhëkryq, ku shumë nga ne nuk dinë se si do të veprojnë. Është si puna e një të riu, i cili është në momentin e fundit të aplikimit për të ardhmen e tij, për një universitet, disa prej tyre kanë një orientim nga prindërit, dhe disa të tjerë nuk kanë asnjë lloj orientimi, janë në mes të një udhëkryqi. Dhe sot Shqipëria është në mes të një udhëkryqi, pa një orientim të caktuar. Kemi një qeveri që nuk e dimë se çfarë është, ka edhe ministra të LSI-së, ka edhe ministra të Partisë Demokratike, ka edhe ministra të Partisë Socialiste. Kemi një Parlament që do të mblidhet pas disa javësh dhe një situatë ekonomike dhe politike tejet të rëndë. Gallup e nxjerr që 56 për qind e shqiptarëve duan të ikin nga Shqipëria. Ndërsa, Eurobarometri nxjerr që 56 për qind e shqiptarëve janë shumë të lumtur nga ekonomia që po lulëzon në Shqipëri. Çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që ne nuk kemi një objektiv, një qëllim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?