Adela Hoxha/ POEZI
SA NA KANE DASHUR DHE KEMI DASHUR?!
Sa çaste thyejmë për ti ngjitur?
Sa ngjitëm dhe prapë i kemi thyer.
Sa dyer hapim për ti mbyllur,
Sa kemi mbyllur për t’u rikthyer?!
Sa na kanë dashur dhe kemi dashur?!
Sa kanë kaluar dhe s’kanë ndaluar?
Sa kemi kthyer dhe prapë dashur,
Sa na kanë thyer e janë harruar!?
CA GJETHE…
Ca gjethe vërtiten si mendime naive,
Rrugës ku era psherëtin me përtes.
Britmat e kohës zvarriten rrugicave….
Unë fshefur nën sqetullën e një ëndrre
të pres.
SA NJEREZ
Sa njerëz donim pranë e prapë si kemi,
Sa hapa të ndaluar hedhim gabimisht,
Sa janë gjethet që me zor keputen,
Sa janë sythet që lindin serisht?!!!
PER CILAT ENDRRA E KE FJALEN?
Për cilat ëndrra e ke fjalën?!
Ato të një nate në mbarim,
Tek putheshin etshëm me mallin
Nën petkun e yjeve në agim?!