Madrilenët fitojnë Superkupën e Europës

Sport

Real Madrid-Mancester 2-1

Madrilenët e drejtuar nga Zinedin Zidan e nisën ndeshjen pa Kristiano Ronaldon, i cili filloi stërvitjen me skuadrën vetëm para disa ditësh, por megjithatë u treguan që në fillim shumë të qartë se kundërshtarët.

Kasemiro kaloi kampionët e Europës në avantazh në minutën e 24-t dhe pjesa e parë u mbyll 1-0. Në pjesën e dytë ishte Isko ai që dyfishoi shifrat me golin e realizuar në minutën e 52-të, ndërsa Lukaku ngushtoi diferencën në minutën e 62-të. Megjithatë deri në fund spanjollët arritën të ruanin avantazhin për të ngritur në qiell një tjetër trofe.

Pas Ligës së Kampioneve, Reali i Madridit mbrojti edhe trofeun e Superkupës të cilin e kishte fituar gjithashtu vitin e kaluar. Ky ishte suksesi i 4-t i “galaktikëve” në këtë kompeticion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *