AktualitetTe tjera

LSI: Shqipëria digjet, Kryeministri krihet!

Temperaturat shumë të larta si dhe zjarrvëniet e qëllimta e kanë kthyer vendin në tym dhe flakë. Situata është jashtë kontrollit ndaj duhet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme, ku është shtabi qeveritar i emergjencës pyet Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI. Dhe ndër të tjera Petrit Vasili thotë se “Situatë e jashtëzakonshme, Shqipëria në flakë. Zjarre të frikshme që po asgjesojnë pasuri natyrore dhe prona të qytetarëve. Aleanca e kryeministrit me qytetarët thjesht një demagogji mizore, hipokrite, frikacake. Ku është qeveria? Pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme? Ku është shtabi qeveritar i emergjencës? Ku është shteti që, në këto ditë të rënda, duhej të ishte i gjithi në këmbë? Apo le të digjet vendi dhe pastaj vjen kryeministri për ngushëllim dhe qan me kujë?

Shqipëria digjet, kryeministri krihet! “Deri kur kështu ma?”, thoshte Migjeni i madh”- e mbyll Vasili thirrjen e tij publike drejtuar Edi Ramës.

Situata në Shqipëri po vjen çdo verë dhe më problematike. Ndërkohë që zjarret nuk ke se si ti parandolosh, por ka një zgjidhje tjetër ku qeveria dhe pushteti vendor të investojnë në blerjen e makinerive të reja dhe krejt infrastrukturës tjetër ndihmëse për të përballuar këto katastrofa natyrore, të cilat realisht po dridhin SHBA e jo më Shqipërinë.

Po si është gjendja reale e sotme e pajisjeve të zjarrfikësve? Dy vite pas hyrjes në fuqi të reformës territoriale e cila shërbimin zjarrfikës ia kaloj në varësi pushtetit lokal, situata paraqitet në kufijtë e skandalit. Nga 61 bashki në vend shërbim zjarrfikës ofrojnë vetëm 38 prej tyre, ndërsa në 23 bashki shërbimi zjarrfikës nuk ekziston.

Kreu i shërbimit zjarrfikës Alfred Kristuli sqaron se aktualisht në Shqipëri flota e mjeteve që shërbejnë për shuarjen e zjarrit është e amortizuar në masën 70% dhe ato janë të vitprodhimeve 1960-1970-1980. Pra makinat ezjarrfikëseve janë të kohës së Enver Hoxhës, kurse makinat e qeveritarëve janë të vitit 2017! Qeveria e Edi Ramës, krahas njëmijë punëve e halleve të tjera, ka nevojë të përcaktojë një strategji kombëtare në këtë sherbim si dhe të investojë në makineri të reja dhe efikase, e jo siç ndodh në disa raste kur vjen zjarrfikësja, por nuk ka shkallë, bile nuk ka as edhe uji!

Pa stacion të shërbimit zjarrfikës janë një pjesë e madhe e zonave bregdetare si Velipoja, Golemi, Divjaka, Dhërmiu, Zvërneci, Jala, Spilleja ku ka mijëra pushues në sezonin veror. Një tjetër mangësi e shërbimit zjarrfikës është edhe autoshkalla e cila disponohet vetëm në 10 qytete, por një pjesë e madhe e zonave urbane dhe pse zjarret mund të bien në katet e larta, ky shërbim nuk ofrohet. Pra nëse je në katet e treta apo më lart se kaq nuk ke asnjë mundësi shpëtimi nga shërbimi zjarrfikës, sepse nuk ka autoshkallë shpëtimi. Kjo në shumicën e rastëve. Vetëm duhet të lutesh Zotit të të shpëtojë, pasi për zjarrfikëset e kohës së Enver Hoxhës ke mbetur brenda.

Për të qenë korrekt ka plot zjarrfikës që punojnë me përkushtim, bile rrezikojnë edhe jetën, por duhet që qeveria t’ju sigurojë makinat e reja, pajisjet etj. Zjarrfikësit nuk mund të fluturojnë si Batmani.

Qeveria e re ka disa prioritete: turizmi dhe bujqësia duhet të jenë dy investimet e mëdha serioze nga ku vijnë paratë si dhe punësohen mijëra vetë. Por edhe rendi publik dhe lufta ndaj krimit, infrastruktura si dhe shërbimi zjarrfikës, që siç thamë është i kohës së Enver Hoxhës në shumicën e rastëve.

Kudo ka nevojë për investime dhe përkujdës qeveritar, por duhet që të përcaktohen në programin e qeverisë së re në shtator disa prioritete kombëtare. Ka nevojë edhe për një zgjim të shoqerisë e cila ndodhet e shokuar dhe në depression për shkak të halleve dhe mungesës së përspektivës. Po rrisim një rini të pa shkolluar, të droguar, të pakulturuar dhe në vend të fjalës apo dialogur nxjerr thikën, pistoletën si mjet dialogu.

Ajo çka ndodhi me studentin 22 vjeçar para dy ditëve të cilit i morën jetën për një karikues celulari është shokuese.

Duhet jo vetëm qeveria, por edhe si shoqeri duhet të ringrihemi, pasi po shkojmë në një shoqeri që vret dhe ku vrasja bëhet lajm e motiv.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?