Arratisen dy shqiptarë nga një burg i Romës në Itali/ Foto

Aktualitet Bota
 Këta janë dy shqiptarët e arratisur nga burgu në Romë këtë të diel.

Image

Ata janë arratisur nga burgu i Civitavecchia-s në Romë, rreth orës 14.

Të dy, thotë Angelo Urso, sekretar i burgut, teksa ishin duke ecur në oborr, kanë kaluar gardhin rrethues. Më pas janë kacavjerrë duke arritur të kalojnë murrin rrethues të burgut, dhe ia kanë mbathur, shton ai.

Sipas mediave lokale, njëri ka vrapuar në drejtim të detit dhe tjetri drejt veriut.

Image

Sistemi që detekton kur ka lëvizje mbi mur ka rënë menjëherë dhe kështu kanë nisur hetimet.

Në kërkim të shqiptarëve të arratisur është dhe një helikopter.

Raportohet se shqiptarët ishin në burg për krime jo të rënda. Një prej të arratisurve ia ka mbathur nga burgu gjysmë nudo: nga mesi e lart.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?