Super-helikopterët amerikanë mbërrijnë në Letoni/ Video
Pesë helikopterë ushtarakë amerikanë dhe gati 50 marinsa kanë mbërritur në kryeqytetin letonez të Rigas si pjesë e operacionit të NATO në Atlantik, shkrua “RT”.
Helikopterët kanë zbarkuar nga një avion transporti të mërkurën dhe janë mirëpritur nga zyrtarët vendas, përfshirë ambasadorin amerikan në Letoni, Bikoff Nancy Pettit.
“AvionI transportues i Forcave Ajrore amerikane arriti në aeroportin e Rigës së bashku me 5 helikopterë “Black Haëk” dhe njësinë ushtarake të Brigadës 10-të”, njoftoi ministria e letoneze e Mbrojtjes.
Ministria tha se helikopterët e rinj do të zëvendësonin njësinë ekzistuese të helikopterëve në Bazën Ajrore në Letoninë qendrore.