Nga Ylli Manjani/ Pse nuk mund të ikin Ministrat

0

Debati publik mbi qëndrimin ose jo në qeveri të ministrave të PD dhe LSI, bëhet shpesh në injorim total të Kushtetutës së Republikës.

Inati, mllefi apo edhe ndjenja e hakmarrjes politike është shumë më e fortë se arsyeja kushtetuese e funksionimit të shtetit.

Qeveria e dizenjuar në kushtetutë si një institucion që funksionon pandërprerje. Ajo mbidhet rregullisht për të diskutuar dhe vendosur ( shih nenet nga 96- 100 të kushtetutës), ashtu sikurse Kryeministri dhe ministrat vijojnë rregullisht pa ndërprerje detyrat e tyre.

Qëndrimi në detyrë për Kryeministrin dhe ministrat është detyrë! Shiheni cfarë shkruhet në nenin 106 të Kushtetutës:

“Neni 106Kryeministri dhe ministrat jane? te? detyruar te? qe?ndrojne? ne? detyre? deri ne? formimin e Ke?shillit te? Ministrave pasardhe?s.”

Pra qëllimi është të mos lihet vendi pa qeveri asnjë minutë!

Formulat apo lëvizjet politike vijojnë punën e tyre, por vendi duhet të ketë qeveri. Askush nuk mund të braktisë detyrën kushtetuese! Kjo do të thotë se edhe nëse për arsye politke apo personale ministri jep dorëheqje, Ai/ajo është i detyruar të qëndrojë në detyrë derisa të vijë pasardhësi/sja. Kjo është detyrë kushtetuese!

Ministrat e PD dhe LSI mund të dorëhiqen për arsye politike (personalisht mendoj se duhet ta bëjnë një orë e më parë), por qëndrimi i tyre në detyrë është urdhër i Kushtetutës!

Qeveria aktuale siç e katranosi Kryeministri, ka nevojë për një kuorum minimal që të mblidhet e të funksionojë. Ministrat e PD dhe LSI janë shumica ndaj qëndrimi i tyre bëhet edhe më i detyrueshëm!

Por mos mbledhja e qeverisë dhe vendimmarrja e saj qarkulluese është kulmi i paligjshmërisë dhe i anti-kushtetushmërisë. Nuk ka askund asnje nen, paragraf apo qofte dhe një fjalë të vetme që të ligjërojë vendimmarrjen qarkulluese! Nuk ka!

Qeveria prandaj ka rregulla detyruese për qëndrimin në detyrë, pikërisht për të garantuar vendimmarrjen solide e solemne të saj!

Nëse dikush ndonjëherë do jetë i interesuar për të hetuar një shkelje të rëndë të Kushtetutë, duhet ta fillojë nga kjo qeveri që është në dhunim permanent të saj!

Ndërkohë njerëzit kontribuojnë ose thjesht shohin spektaklin e kultit të individit që braktis qeverinë dhe Kushtetutën duke u shitur si shtetar! Kulmi!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author