Panucci/ Kualifikimi në Europian objektivi im!

Sport

Christian Panucci është trajner i Kombëtares shqiptare. Strategu italian mesditën e sotme ka firmosur kontratën e bashkëpunimit me FSHF-në ku prej 2.4  vitesh do to të jetë pjesë e kuqezinjve.

Gjatë një deklarate për mediat, tekniku italian nuk kurseu elozhet për Kombëtaren shqiptare me të cilën tha se do të tentojë një tjetër kualifikim historik.

“Jam i nderuar që do të jem trajner i Kombëtares shqiptare, falënderoj Armand Dukën. Kjo është një përgjegjësi e madhe pasi futbolli shqiptar ka bërë progres. Falenderdoj Federatën shqiptare që më besuan këtë detyrë. Kemi një skuadër shumë të mirë që mund të japë suksese të njëpasnjëshme. Shpresoj që të le gjurmë këtu tek kjo skuadër. Kemi 4 ndeshje të rëndësishme në kualifikimin e botërorit por duhet të njoh skuadrën pasi kualifikimi është i pamundur. Është një detyrë e vështirë tani do të provojmë të bëjmë një tjetër histori me këtë skuadër. Objektivi është kualifikimi për në Kampionatin Europian 2020”, u shpreh ai.20”, u shpreh Panucci.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?