Nga Skerdjan Dhuli/ Vlora më keq se në ’97-ën

Aktualitet Te tjera

Une as ne endrren me te keqe nuk e kam menduar se do lindte nevoja te te shkruaja nje leter publike (pavaresisht se e di qe as Fuga sdo e elexoje e jo me ju). Por halli kur te vjen ne dere te shtepise, duhet ti biesh pas e ti besh prit diku, perpara se te te marre me vete. Nuk e di a e keni degjuar, po nje nga njerzit e mi te afert, nje njeri qe e nisi jeten me stemundim, duke punuar me djerse e gjak ne emigracion, arriti e u be bisnesmen, por ne kete vendin tim e tuajin, dje edhe pse fare i ri, e percollem per nen dhe. Z timonier, krimet nuk jane risi ne shoqerite ne zhvillim dhe me probleme ekonomike, sociale dhe kulturore sic jemi ne. Pra nuk jemi as te paret as te fundit. Por ne kemi nje vecori. Policia juaj dhe imja z timonier, jo vetem qe nuk zbardh asnje ngjarje, por ne shume prej tyre behet pale per arsye korruptive.

Ne Vlore, diten e premte ndodhi nje vrasje per te cilen fajtori me i madh eshte hic me pak sesa Policia juaj, sa me neglizhence e paaftesi, e sa me perfshirje me njeren pale. Kjo vrasje jo vetem qe po mundohej te fshihetj nga Policia, por edhe tani qe u be publike, (fale gazetareve te mire qe duan te bejne pune profesionale) Policia fsheh te verteten duke e cilesuar si aksident, nje ngjarje qe edhe per Juristin me te thjeshte qe e ka shfletuar nje dite kriminalistiken, e di mire se ajo eshte vrasje. Por halli nuk lindi pardje. Keta njerez qe paguajne taksa me thase, e marrin sherbime me pikatore, kane qene prej kohesh te kercenuar, madhe ka nje numer qe i kap dy shifrat per denoncimet ne Polici nga ky bisnesmen per kercenimet me jete ne adrese te tij. E cfare beri policia juaj ? Thjesht u be shkruajtese letrash diten qe e nisem per ne boten tjeter.

Qe ta dini ju i nderuari timonier, ky njeri eshte grabitur me perpara nga kriminelet ne Vlore, dhe Policia juaj jo vetem qe nuk e zbardhi kurre ngjarjen, po sot qe une shkruaj, akoma nuk ka nje piste hetimi. Dhe cfare ndodhi pas kesaj ? Ai bisnesmen u kercenua me jete mbi 10 here ne harkun kohor te 1 viti e gjysme. E per pasoje rruga e tij ne Polici nuk kishte fund. Ndersa Policia qe ju doni, nuk e vuri kurre ujin ne zjarr, derisa te premten bandat qe Vloren e kane kthyer ne vitin e zi ’97, ja prene rrugen ne hyrje te pallatit per te mos u kthyer kurre. Fort i nderuari timonier Vlora sot eshte kthyer ne nje kohe qe rivalizon edhe 97-en. Vrasjet jo vetem qe jane te panumerta, po ato nuk zbulohen kurre. Une nuk e di cfare mendoni ju meqe jeni edhe deputet i saj, po ne Vlore me lehte vret nje njeri se nje pule, apo em lehte vret nje bisnesmen sesa nje peshk. Prandaj eshte koha qe ta riktheni Policine ne krye te detyres dhe ta largoni ate nga bandat kriminale qe eshte perlyer koke e kembe, sa nuk eshte vone. Ne te kundert, kur Vlores ti dale tymi e flaka, sdo kete tunel e Sazan qe te shpeton.

Kjo leter nuk eshte per hallin tone si gjak familjar, se ne nemos e gjeni ju si shtet, e gjejme vete, po eshte per qindra e mijera njerez qe duan te jetojne ne Vlore, te ndertojne ekonomine e tyre, ndersa ju si shtet ju jepni vec pasiguri. Ne Vlore prej vitesh ka nje thenie: Kur del nga shtepia, takoi familjaret se nuk i dihet, mund ti takosh per here te fundit. Vlora nuk e meriton kete. Prandaj fort i dashur timonier, thirre Policine ne detyre se Vloren e mbuloi gjaku. p.s Nuk pres ta gjesh vrasesin e Roshit, sepse e di mire qe ai I cili paguan per te vrare dike, lehtesisht e paguan edhe nje inspector policie apo ekspert per te tjetersuar ekpertizen. Por pres qe te pakten Vlores ti japesh qetesine per te jetuar. Vlora dhe gjaku nuk mund te bashkejetojne me.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?