Nga Edon Kuqi/ ‘Të vetperjashtuarit’ mosmirnjohës

Aktualitet
Ajo qe po ndodh brenda partise me te madhe opozitare,eshte nje situate aspak e mire sidomos ne keto momente, kur ne vend qe te bejme opozite duhet te merremi me keta “opozitaret” brenda opozites qe tani kujtohen per Partine. Debatet brenda nje partie duhen sidomos kur behet fjale per Partine Demokratike, por problemi qendron ne faktin se ne kto momente vetem debat qe nuk po behet, pasi e gjithe kjo po luhet “banalisht” ne menyre te paprecedente nga “opozitaret”brenda opozites apo te vetperjashtuarit sic i quaj une.
Çfare po ndodh realisht? Qe pas humbjes se 25 Qershorit nga Partia Demokratike dhe kjo jo per faj te Lidershqipit ose me sakte nuk eshte ai “mekatari” i vetem, nje grup “te vetperjashtuarish”kane nisur nje levizje “antiBashiste” qe ne fakt u deshtoi qe ne fillim kur nuk arriten te mblidhnin firmat e nevojshme per te therritur Keshillin Kombetar apo “aksioni” i kryesise, sot na ka filluar te dalin ne takime me “anetarsine” kur ne fakt anetarsia e vertete i ka shpallur me kohe non Grata. Kush jane te “Veteperjashtuarit”?. Te them te drejten nese largimin e Bashes do ta kerkonte ndonje anetare i thjeshte dhe demokrat i ndershem qe vecse i ka dhene Partise Demolratike e qe ska marre asgje ne kembin do mendohesha dy here para se ti replikoja, por kur largiminn e kerkojne disa qe ne 8 vitet e qeverisjes tone e shikuan pushtetin si prone te tyre e qe nuk respektuan asnje moment demokratet e thjeshte, me vjen te qesh e njokohesisht ti shkoj deri ne fund “betejes”.
Kta qe kur ishin te ulur ne kolltukun e pushtetit i tallen, i perbuzen dhe i shtypen demokratet sot u kujtuan ti “shpetojne” nga Basha, nderkohe qe Basha i shpetoi keta, pra demokratet e thjeshte nga Agallaret qe mendonin se pushteti zgjatet gjithmone. Ky grup qe u kujtua per partine tani qe ju hoqen privilegjet e deputetllikut nuk kane moralin qe te na shikojne drejt ne sy e jo me te na flasin per “kryengritje” kunder “okupatorit” Basha. Keta te “Veteperjashtuar” qe ne 4 vite opozite nuk ishin kurre opozitare, nuk i mbeshteten kurre demokratet ne kauzat e tyre, por i shihnin protestat nga Rogneri e qe punuan kunder partise ne fushate, sot duan te bejne “shpetimtarin” tone qe ne fakt duan te shpetojne vetem veten.
Ku e gjen moralin Patozi qe tu dale perpara demokrateve ku per nje vend pune kerkonte mijera euro e qe ne jug kishte filluar te etiketohej si Kocua i dyte? Ky qe e shikonte partine si kazino e qe priste ti binte xhekpoti e kur nuk i binte ne kazino fuste duar ne tendera. Po Bregu ose me sakte madam luksi si ka goje e flet qe nuk i respektoj njehere te vetme demokratet? Po Imami ky qe nuk foli kurre ne parlament e nuk beri nje dite te vetme opozite? Po Ruli? Ky qe demokratet e Gjirokastres e zune me shqelma. Po Besniku qe donte te behej deputet? Po Jul Deda me shoke? Po Topalli qe ndryshe nga keta ne fakt ka bere opozite ne parlament por vetem kaq,harroi ti mbeshteste demokratet ne betejen 90 ditore,ne protesta e kauza qe kalonin pertej partise tone.Problemi i Jozit eshte se mendon se pushteti eshte i perhershem e ne vend qe te terhiqet ne nje cep duke shpresuar qe mos ti hapen zullumet e 8 vjecarit sot do te mbaje mbi supe nje “tradhti” politike me te madhe se zullumet pasi tradhtoi Partine ashtu si ne 2015, por kete radhe goditi me fort. Nje pjese e ketyre te “Vetperjashtuarve” jane dhe keta çadristet e famshem qe benin lufte te flisnim vetem kur ishte Basha ne çader duke endrruar se çadra ishte kriter per te qene deputet. Pastaj kemi keta te Kryesise e Keshillit Kombetare qe pandehen se do beheshin deputet duke ndenjur tek kafja apo ne shtepi nderkohe qe demokratet ishin ne balle te betejave, kemi dhe keta forumistet tane qe benin opozite vetem atehere kur u donte interesi dhe vinin ne protesta e cader vetem per te bere foto qe tua shikonte Kryetari i Forumit qe sot tallet me “Ngrirjen” e Bashes dhe harron se vete ka qene i ngrire qe diten e pare ne krye te forumit dhe eshte i ngrire akoma. Te gjithe keta dhe te tjere si keta bejne grupin e famshem “antiBashist” apo te “Vetperjashtuarit. Nje shprehje thote se “Çdo shenjetor e ka nje te shkuar dhe cdo mekatare e ka nje te ardhme”, por problemi i ketyre eshte se kta nuk jane as mekatare e as shenjtore, por jane MOSMIRNJOHES…
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?