Ksamil/ Grabisin kasafortën me para të një supermarketi

Aktualitet

Sipas policisë është grabitur një supermarket nga disa persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë marrë kasafortën me para dhe janë zhdukuar pa lënë gjurmë. Dyshohet se vjedhja është bërë në bashkëpunim nga dy persona, ende të paidentifikuar, me automjetin tip “Ford Eskort” me targa TR 8658 R, i cili është gjetuar i braktisur në fshatin Çukë.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 17.07.2017 rreth orës 04:00 në Ksamil është vjedhur supermarketi “Big Market”, në pronësi të shtetases K.A., 54 Vjeçe, banuese në Sarandë. Autorët kanë arritur të hyjnë brënda supermarketit me forcë duke thyer xhamin e portës dhe kanë marrë kasafortën me rreth 1 milion lekë të reja. Dyshohet se vjedhja është bërë në bashkëpunim nga dy persona, ende të paidentifikuar, me automjetin tip “Ford Eskort” me targa TR 8658 R, i cili është gjetuar i braktisur në fshatin Çukë, Sarandë. Nga verifikimet e bëra rezulton se kjo targë është e shpallur në kërkim nga DVP Tiranë. Policia vazhdon hetimet për kapjen dhe ndalimin e autorëvë të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?