Reagon Lulzim Kodra/ A u falsifikuan firmat e demokratëve të Degës nr 7 të Tiranës?

0

Mediat e sotme publikuan një peticion të Degës nr. 7 të Partisë Demokratike në Tiranë, ku kërkohej anullimi i zgjedhjeve të 22 korrikut dhe garës farsë që po bëhet mes Lulzim Bashës dhe Eduart Selami.

Ndër të tjera thuhej se PD shkeli interesin publik dhe asgjësoi opozitarizmin dhe për këtë duhej një analizë e thellë brenda kësaj force politike.

Por, Boldnews.al verifikoi firmëtarët e këtij peticionit dhe zbuloi se të paktën njëri prej tyre rezulton që as nuk ka firmosur dhe as nuk ka dijeni për peticionin kundër Bashës.

Bëhet fjalë për Lulzim Kodra, i njohur për ndikimin e tij në Njësinë nr. 7 dhe për lidhjet e hershme me Partinë Demokratike. I kontaktuar nga Boldnews.al, Kodra mohoi kategorikisht se kishte firmosur këtë peticion, madje ai nuk ishte në dijeni as të hartimit të këtij dokumenti që sulmonte kryesisht Lulzim Bashën.

“Të gjitha qëndrimet e mia do t’i shpreh në strukturat e Partisë ku aderon dhe jo në peticione. Do t’i shpreh aty ku gjithmonë kam ngritur zërin për gjërat që nuk kanë funksionuar mirë brenda Partisë Demokratike” – shprehet Lulzim Kodra, për Boldnews.al

Boldnews.al do të verifikojë në vijim të tjerë emra të vendosur në peticione kundër apo pro Bashës, duke shtrembëruar shpeshherë të vërtetën përballë opinionit publik.

1 2 3 4 5

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author