Eduard Halimi thirrje prokurorëve dhe gjykatësve: Dilini për zot emrit tuaj

Aktualitet

Eduard Halimi ka reaguar ndaj listës së publikuar nga kryeministri Edi Rama në lidhje me zyrtarët e administratës shtetërore të cilët kanë abuzuar me detyrën e tyrë duke thënë se ajo kërkon një përgjigje të fortë ligjore.

Sipas Halimit, publikimi i 100 emrave të akuzuar për korrupsion pa fakte por vetëm me informacione anomini është në kundërshtim flagrant me Kushtetuën e vendit dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ai u ka bërë thirrje 30 prokurorëve dhe gjyqtarëve, emrat e të cilëve ndodhen në listën e zezë të Ramës që të pastrojnë emrin e tyre dhe të përballen me kryeministrin në gjykatë.

Statusi i plotë

Lista e zeze e Kryeministrit kerkon nje pergjigjie te forte ligjore.

Akti i kryer dje nga kryeministri duke publikuar nepermjet nje Raporti te zyres se ti, liste me emra zyrtaresh, gjyqtaresh e prokuroresh qe i akuzon per korrupsion pa prova, pa fakte por vetem ne informacione anonime, eshte ne kundershtim flagrant me Kushtetuten e vendit dhe Konventen Europiane te Drejtave te Njeriut. Ky Raport i publikuar dje nga Kryeministri kerkon nje reagim te forte ligjor dhe jo retorike. Jo retorike sepse propaganda e qeverise do e mbyste sic po e mbyt ne fakt gjate ketyre oreve.

Nuk dua ti shtoj asgje me teper komenteve te politikaneve apo njerezve te medias gjate ketyre oreve. Akti i djeshem i Edi Rames, shkateron sistemin e kontrollit dhe llogaridhenies ne nje Republike Parlamentare, shkateron mekanizmin check and balances, ben null perpjekjet per nje reforme reale ne drejtesi, per nje veting te vertete dhe qe padyshim i hap rrugen arbitraritetit, subjektivizmit, autoritarizmit totalitar.

Kjo e eshte aq e thjeshte mjafton te shohesh se ne ate liste nuk jane oficeret e policise, prokuroret e gjyqtaret qe kane liruar banditet e Lushjes, Durresit, Fierit, Beratit apo ata qe liruan vrasesit e komisarit te policise, liruan trafikantin qe ndodhej ne makinen e deputetit te Edi Rames e keshtu me rradhe. Une e kam te qarte se Edi Rama nuk ka nevoje fare, per letra anonime per emrat e oficereve, prokuroreve e gjyqtareve, pasi pas lirimit te tyre ka qene personalisht ai, jo vetem sepse nuk reagoi as nje sekonde gjate 4 viteve sa here qe liroheshin por dhe sepse banditet e liruar ishin ne krah te deputeteve te tij, te kryetareve te PS neper qarqe gjate fushates, gjate dites se zgjedhjeve dhe madje edhe ne numerim te votave.

Por nuk dua te rrithem sot ate qe kam thene e sterthene sepse Edi Rama mund te dale neser me nje liste tjeter dhe une jam kunder akteve te tilla qe thyejne cdo nen te Kushtetutes si akte te nje autoritarizmi ekstrem.

Sot e kam me ata 30 gjyqtare e prokurore qe jane ne listen e zeze te kryeministrit dhe kane heshtur gjate ketyre 24 oreve. Ju gjyqtare e prokurore qe jeni ne ate liste, si juriste qe jeni e dini shume mire se akti i Kryeministrit eshte antikushtetues, antiligjor dhe i denueshem penalisht.

Akti eshte individual per secilin prej jush dhe kerkon nje pergjigjie te forte ligjore individuale.

Ju gjyqtare e prokurore paguheni nga taksat, djersa dhe gjaku i qytetareve cdo muaj, madje dhe kur pushoni, per te mbrojtur ata, qytetaret nga paligjshmeria e pushtetit, nga keqperdorimi i ligjit dhe dhuna e pushtetit. Por kur ju heshtni dhe nuk mbroni veten tuaj dhe familjen tuaj, cfare dreqin i duheni qytetareve? Kur nuk mbroni veten tuaj do mbroni sot ne mengjes qytetaret??!

Nese ju 30 gjyqtare e prokurore heshtni, nuk padisni individualisht penalisht Kryeministrin sot, atehere mos shkoni te uleni fare ne zyren qe ua paguajne qytetaret, por ikni, nuk duhet te qendroni asnje minute ne karigen e gjyqtarit apo prokurorit.

Nese ju jeni ne ate liste dhe e dini se akuza e KM qendron por shpresoni ti shmangeni apo kjo te fashitet nga lajme te tjera te renda qe shoqerojne realitetin ku ndodhemi, jeni te mjere.

Nese ndonjeri mendon se opozita do te te beje avokatine, duke besuar per 1 minute propaganden e kryeministrit, eshte serish i mjere. Opozita u perfshi ne reformen ne drejtesi per te patur nje drejtesi qe mbron qytetaret, qe eshte e afte por dhe e forte, e pavarur dhe e pakorruptuar, jep llogari por dhe kerkon llogari. Kete lloj gjyqtaret e prokuroresh kerkon opozita ne reformen ne drejtesi, dhe jo ata qe fshihen me shpresen se do ia hedhin apo do i bejne nje sherbim kryeministrit te rradhes. Kush mendon se opozita ka pasur dhe ka ne mendje per te mbrojtur ndonjerin syresh prej tyre eshte fatkeq, shpresehumbur dhe i mjere.

Ndaj ju, 30 gjyqtaret e prokuroret e asaj liste te zeze mos prisni nga askush, nga opozita jo e jo, por as nga nga ndonje tjeter qe te dale e tju mbroje nese ju nuk i dilni vete zot, emrit tuaj ne ate liste, nga i pari gjyqtar prej 20 vjetesh, djali i ish kryetarit te Gjykates Kushtutese e deri tek i fundit qe nuk e njoh fare.

Dilini per zot emrit tuaj dhe familjes suaj dhe beni perballjen me kryeministrin ne gjykate qe ti mbushni mendjen femijeve tuaj se pari, familjareve tuaj se pari e pastaj gjithe atyre qe gjykoni cdo dite, se jeni te pafajshem dhe se Raporti i Kryeministrit eshte nje akt penalisht i denueshem. Perballuni individualisht nese jeni te pafajshem.

Nese nuk e beni dhe heshtni me mire ikni, qe sot, qe tani. Nuk i duheni kurrkujt ne ate karige, dhe jo me te paguheni kot me parate e qytetareve.

Lexo edhe:

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?