Aleks Hajdari i përgjigjet Edi Ramës
O Kryeminister tepsish e timoni… para se te ngresh akuza me emra konkret, sigurohu mos te dalesh kaq bllof.
Si mund te kesh marre ankesa nga qytetaret nderkohe qe pozicioni im si Keshilltar Ministri nuk kishte lidhje me asnje lloj komunikimi apo veprimi abuziv me qytetaret?!
Mu ngarkua nje detyre si Keshilltar Ministri ne kushte jo normale qeverisjeje. Bera dhe dhash maksimumin tim ne kushtet e nje institucioni (Policia e Shtetit) te zhytyr ne kundravajtje ligjore per arsye te politikave te gabuara te ofruar nga ju, me kupol te kapur nga krimi dhe ne perfundim te procesit zgjedhore te njoftova se kam dhene doreheqjen.
Ndjej keqardhje per kete vend se nga kush do te vijoj te udhehiqet.
Ne kater vite me gjithe sjelljen tende arrogante ndaj cdo punonjesi te administrates shteterore, nuk te thashe qe nuk je Kryeministri i vendit tim, megjithese e meritoje. Tani po ta them, nuk do te pranoj ne asnje moment si Kryeministrin tim!
Une ndjehem i privilegjuar dhe i vleresuar nga te gjithe ata kolege qe per 18-vite me rradhe i sherbyem komuniteteit per nje vend me te sigurte dhe nga te gjithe ata qe u kemi ofruar ndihmen dhe sherbimin si punonjes te Policise se Shtetit. Vleresimi dhe mendimi jote as nuk me intereson e pale me te me intimidoje.
Z. Timonier
Je kthyer shume mbrapa, ne kohen e fletrrufeve! Une nuk do ta pranoj dhe nuk besoj se do e pranoj ndonje intelektual dhe njeri i ndershem ne kete vend. Je ti qe riktheve bandat, e shnderrove Shqiperine ne hambarin e cannabisit, shkaterrove ekonomine….
…Por Enverin nuk do e kthesh dot.