Ylli Manjani zbulon identitetin e komisionerit që grabit votat e PDIU-së në Tiranë

0

Video postuar pak ditë më parë nga deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ku tregohet qartë sesi tjetërsoheshin votat e PDIU-së dhe si pasojë kësaj force politike iu mohua një mandat në Tiranë, duket se ka tashmë një autor të identifikuar të këtij krimi elektoral.

Ai që e ka zbuluar autorin e këtij krimi elektoral, është ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili në një postim në FB sqaron se: “Kjo është dora hajdute e një numëruesi Rilindas. Punon në Hipotekë dhe hyri ti japë “një dorë” partisë në zgjedhje! I duhej kjo dorë, rilindjes për të marrë në një dorë çdo gjë! Një dorë nga ata të Hipotekës që Kryeministri i quajti “tepsi”… ja ku e ka tepsinë!”.

Manjani sqaron se pamjet e videos janë shkëputur nga rregjistrimi zyrtar i kamerave të KQZ ndërsa thotë se “duket qartë se si nga tufa e votave të PDIU, që janë në anën e majtë të numëruesit, hiqet fleta e votimit dhe i bashkohet tufës së votave të PS, që gjenden në anën e djathtë të tij! Flagrante! Ka ndodhur në disa raste kështu:”.

Manjanji ka dhënë të dhëna të bollshme për identifikimin e këtij personi ndërsa shton se “Tani është radha e KQZ. Kjo lloj hajnie ka ndodhur në shumë raste duke i vjedhur mandatin PDIU për tja dhënë rilindjes së Govatës! Prokuroria ka material të bollshëm. Ka shumë episode të kësaj natyre të kryera jo thjesht nga numërues, por nga mbajtës detyrash publike gjithashtu! Nuk ju mjaftoi blerja e votuesve, por edhe jua vodhën votën! Krim shumë i rëndë ndaj demokracisë!”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author