Nga Skerdjan Dhuli/ 5 fakte se si mashtrohet kundër Salianjit

0

Shpesh ndodh ne nahijen tone politike, qe te deshohet pak te te flitet shume. Nuk ka nisur sot e nuk do mbaroje as neser kjo mesele. Ka ndoshta qysh se ka lind njerezimi qe njeriu flet me teper se degjon.
Ditet e fundit kemi degjuar shume. Te thena e te pathena, te bera e te pabera. Nga ato qe truri I njeriut I kaperdin, e nga ato qe edhe mendjen me normale e nxijne.
Keto dite I kemi degjuar te gjitha. Por me e pakaperditshmja ishin sulmet personale ne adrese te Ervin Salianjit. Nje lume akuzash, sa politike edhe personale kundrejt tij, nga njerez qe per hi rte se vertetes, PD-ne vetem sa e kane mjele per vite me radhe.
Kur nuk ke argument e fakte, merresh me akuza personale, po kur nuk ke as sesi te sulmosh, atehere shpif dhe krijon intriga pa asnje vlere. Sepse Salianji mbron punen e mijera demokrateve qe u perballen me krimin, parate e droges dhe administrates qe ishte leshuar si lukuni ndaj votuesve, ndersa ata qe e kritikojne e bejne vetem e vetem per arsye interesash personale si pasoje e mbetjes jashte listave te deputeteve. Dhe jo rastesisht jane te njejtet qe sulmojne Salianjin, sulmojne edhe Bashen.
Por pertej fjaleve te mija apo te kujtdo tjeter, vlejne faktet. Ato mbeten aty kokeforta, diku duke fole me shifra e diku duke fole me veprime konkrete.
Po rendis sot 5 fakte sesi genjejne ata qe akuzojne Bashen dhe Salianjin.
1. E akuzojne se ka humbur ne fshatin e tij. Saktesisht ne Lozhan te ri. Genjeshter.
Sipas shifrave te zgjedhjeve, PD ne qendren e votimit 3795 (Lozhan I ri) PD ka fituar, edhe pse pushteti I Edi Rames ka bashkuar ne nje qender votimi 7 fshatra socialiste. Pra gesnjeshtra e pare.
2. E akuzojne per rezultatin e Korces. Perseri genjejne pasi ne Korce PD ka mbajtur numrin e mandateve me te lartin ne nivel kombetar, duke perjashtuar Shkodren qe morem 5 mandate, po shyqyr qe e kemi ate Shkoder se ndryshe…
Ne korce nuk duhet harruar qe atij qarku ju hoq nje mandate, dhe si qark I majte, ai mandate normalisht ishte I PD. Perces ketyre, shtohet edhe fakti qe ne qarkun e Korces jane dy investimet me te medha qe ka Shqiperia. TAP dhe HEC Devolli. Ne keto investime pushteti ka punesuar mijera njerez. Rjedhimisht ato perkthehen ne te pakten pesefishim votash. (Kjo vlen vetem per ata qe dine nga fushatat ne zonat rurale, jo ata qe e dine politiken nga Sheratoni te selia edhe kafja e Bllokut)
3. E akuzojne si Mjaft I PD e gjera qe ska logjike normale ti pranoje. Por kjo eshte edhe me e madhe si genjeshter pasi Ervin Salianji eshte I vetmi nga PD qe ka organizuar protesta kunder Erjon Veliajt per rastin e vdekjes se 17 vjecarit ne landfillin e Sharres. Kur shume prej nesh shijonim plazhet e Jugut e ndonjeri edhe shkuma-party, Salianji protestonte para Bashkise Tirane per drejtesi per Arditin (29 Gusht 2016).
4. E akuzojne per lidhje me Henri Cilin. Genjeshter, shpifje dhe mashtrim.
Se pari Ervin Salianji studimet e tij ne UET I ka bere me pagese e jo me burse si shume prej ketyre qe e akuzojne. Apo prej ketyre qe nga njera ane akuzojne, e nga ana tjeter I shkruajne Cilit te mos merzitet.
Ka qene nga studentet me te mire dhe nuk ka qene asnje dite I punesuar ne UET. Keto jane lehtesisht te verifikueshme.
Por genjeshtra e ketyre sulmuesve qe jane leshuar me gjuhen si helm gjarpsi kunder Bashes dhe cdo te riu qe hyn ne PD, del kur sheh se Henri Cili ka interes arsimin. Dhe eshte fare e lehte per verifikim, po Ervin Salianji eshte I vetmi nga PD qe ka organizuar takim me te rinjt, maturante apo student, KUNDER ligjt te Arsimit te Larte.
5. E akuzojne per percarjen e PD dhe FRPD. Ne fakt eshte e kunderta e vertete. Salianji eshte nje nga ata qe ka bere me shume fushate perbashkuese ne PD, qe familja jone politike te mos humbas asnej nga gjiri I saj, ne te kundert te atyre qe e akuzojne, te cilet jo vetem sollen humbjen ne 2013, por per 4 vite opozite e kane percare partine duke e trajtuar ate si prone qe vetem I mjelim frytet.
Ervin Salianji ne keto 4 vite opozite, ka shkuar te cdo democrat kudo ne Shqiperi. Ne cdo dere e zemer demokrati qe ka pasur nevojen si pasoje e pushtetit te bandave. Ka qene prane cdo njeriu te ndershem nga Tropoja ne Sarande. Eshte I vetmi nga PD qe rrezikoi jeten e tij duke shkuar deri ne bahcete me droge qe u mbollen ne te gjithe Shqiperine. Kur keta qe e akuzojne rreziteshin ne diell buzeve te Jonit e Adriatikut, Salianji shkonte ne Tepelene ku bandat kishin hedhe rrenje dhe e kishin kthyer ne parcele droge (1 Gusht 2016). E po ashtu edhe ne Kolonje.
Pra miqte e mi, sic edhe renditem me siper, sulmet ndaj Ervin Salianjit nuk jane gje tjeter vecse ne rastin me te mire genjeshtra per vetembrojtje te atyre qe prisnin vend deputeti, e ne rastin me te keq nje sulm I sajuar dhe kontrolluar nga njerez qe nuk kane bere kurre nje pune ne jete por llogarite bankare I kane me miliona, dhe sot per te mbrojtur pushtetin e tyre te paprekshmerise, kerkojne te shkaterrojne PD.
Por PD eshte shume me shume se nje individ. Eshte shume me shume se nje emer. PD eshte moral, eshte ideal, eshte fryme, eshte dinjitet, eshte zgjedhje, eshte prone e cdo shqiptari te ndershem qe beson en kauzat dhe ideologjine e saj. Eshte force dhe krenari per cdo demokrat qe prej 27 vitesh e ka mbajtur kete parti ne kembe, e ku ne shumicene rasteve nuk ka kerkuar e nuk ka marre asgje mbrapsh.
Prandaj thirrja ime edhe njehere eshte: Te qendrojme te gjithe bashke, per te dale nga kjo vorbull, e per te bere ato per te cilen demokratet na besojne: Fitoret !
Fotografia e Ervin Salianji

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author