Nga Kreshnik Çollaku/ Ne shumica që abstenoi

Aktualitet

Te dashur miq ! Në situaten e krijuar, ndjej detyrim te sqaroj qendrimin tim mbreme ne mbledhjen e kryesise se PD. Mbledhja e mbremshme mund te ishte nder me te tensionuarat ne historine e kesaj partie,mund te ishte nder mbledhjet me te ashpra, me te shthurura. Por nuk ndodhi.

Ishte nje mbledhje me debate te forta por nje mbledhje me dinjitet. Dhe ky eshte lajmi i mire. Ne kryesi te PD, ne menyre te organizuar apo jo u krijuan tre grupe. Nje pale, ne mbeshtetje pa asnje verejtje te kryekandidatit (14) , pala tjeter ne kundershtim te pakompromis te kryekandidatit (11). Njera pale e mbeshtet symbyllur, pala tjeter e sulmon symbyllur. Ne kryesi te PD mbreme , ne menyre te natyrshme,te paorganizuar dhe si surprize, u krijua nje grup tjeter (20).

Ata qe donin debat por pa lincime ,ata qe donin gare por jo strategji bllokuese,ata qe refuzonin te konsideronin te shihnin betejen si mes heronjve dhe tradhetareve,ata qe therrisnin per arsye,ata qe therrisnin drejt bashkimit e jo percarjes,ata qe kerkonin korrigjime te gabimeve dhe jo nxitje te tyre. Ata qe refuzuan perdorimin jo parimor te Parimeve. Ky grup ruajti stabilitetin,dhe shmangu bllokimin ose perplasjen qe rrezikohej nga syte e mbyllur te dy te pareve. Ky grup rezultoi me i madhi. Ishim Ne ,Shumica qe Abstenoi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?