Sukses me Sonoco në Amerikë : I arratisuri nga komunizmi në Shqiperi
Sot eshte 2 korriku i largimeve masive. Kalimi masive i kufirit, rrezimi i murit rrethues dhe me pase “pushtimi” i ambasadave, eksodet me anije, largimet e te gjitha formave, çuan me pase ne renien e pashmangshme te regjimit diktatorial enversite, ne fillim te viteve ’90. Shenuan, pra keshtu per her te pare ne hsitorine e Shqiperise, largimin me ta pa-pare ne kete vend. Te dhena ndoshta jo shume te sakta, flasin se u larguan gjate ketyre trembedhjetvjetve rreth 800 mije shqiptare, te shperndar ne çdo cep te globit. Keta jane vetem disa shembuj ku shqiptaret, te pa kenaqur nga rregjimi, e shfaqen anen e vet me autodestruktive dhe dolen fare ne teresi nga korniza e shoqerise se shendoshe qe ka bota e qyteruar sot. Mirpo, ajo qe na shtyu te shkruajm ne kete 2 korrik, largimesh e largimesh te shqiptarve, te zgjatur gjate ketyre 27 vjeteve, është edhe familja e pare qe “shembi” murin rrethues te ambasadave. Nje gazete e long island New York “Five Towns Forum”, shkruante se :”Rockaway Sunoco ne 360 Rokaway Turnpike, nuk eshte çmimi mesatar per stacionet e auto-servisit(pompat e karburantit dhe riparimit te automejteve) ….. por ju as qe do ta merrni me mend se nje emigrant shqiptare, Benjamin Bakalli pronari i saj, eshte çmimi. Me titullin “Success at Sonoco in America” , ” Escaping Communism in Albania”, gazeta(FVF), vazhdon artikullin te shoqeruar me dy fotot ballore. Kjo, eshte dhe arsyeja se perse Benjamin Bakalli, eshte i lumtur se ka vendosur ne nje vend te dukshem flamurin amerikane dhe shqiptare bashke. Ndersa, per ne eshte 2 korriku i “ambasadave” eshte ajo qe na shtyu ne gazetareve, ta vendosim ne krye te gazetes kombetare Bota sot ne Amerike, portretin e ketij shqiptaro – amerikani. Ai dhe familja e tij njihen si kundershtare te perbetuar te rregjimit komuniste, ne Shqiperi. Ne, qershore te vitit 1990, Benjamin Bakalli me nente pjestare te familjes se tij, kane bere nje histori te çuditeshme ne Shqiperi. Ata, jane shqiptaret e pare qe thyen kangjellat e frikeshme te ambasadave ndersa mijra shqiptare, pergatiteshin te arratatiseshin nga kufiri i ambasadave. Ata u arratisen nga Tirana ne Tirane. Keshtu qe duke kaluar murin e ambasades gjate nje dasme, pame se ata u bene si nxitje me pase per qindra mijerat e shqiptareve, te cilet ndoshta te frymezuar edhe nga ky veprim, shqyen edhe ata portat dhe rrezuan muret e ambasadave, per t’u larguar me force dhe per te diskretituar rregjimin totalitar, te Ramiz Alise, paseardhesit te Enver Hoxhes Benjamini, i faleminderohet ne rradhe te pare qeverise amerikane, popullit amerikane per mikepritjen.